A është gazetari kjo, bre? A ka humanizëm në jetën tonë, bre? A ka respekt për institucionin e shenjtë, familjen, bre?
A ka empati në zemrën dhe mendjen e gazetarisë shqipe, bre? Arbënor Dehari shkoi! Iku! Po na mungon he burrë i dheut! Shumë po na mungon, Arbënor!
Askush nuk e di si ike, Arbënor! Askush! As Zoti vet s’e di, se po ta dinte, nuk do të merrte, Arbënor!
Zoti s’e di, o trim, o patriot! Por, sipas asaj që pamë e lexuam, kuptojmë se për tragjedinë më mirë di gazetaria, se policia!?
Lexuam lajmin tragjik me titull “Vetëvrasje”! Shkrimet gazetareske rreth kësaj tragjedie bënë që Arbënori të “vritet” për së dyti herë. Pyes përsëri: a ka etikë në gazetarinë tonë? A ka vlera njeriu a vdekja? E si të ketë nderë vdekja, kur në shoqërinë tonë nuk nderohet jeta? Përsëri, konsekuent deri në fund: a ka redaktorë ky vend, hej? A ka humanistë kjo tokë?
Etikë e humanizëm nuk do të thotë që të paragjykohen tragjeditë dhe fatkeqësitë. Si dhe në çka u bazua gazetaria jonë se i ndjeri Arbënor bëri “vetëvrasje”? E panë gazetarët se si ndodhi tragjedia? Nëse po, kush e pa? A ka emër e mbiemër ky gazetar, hej? Po obduksionin, e lexoi kush? Raportin policor e pa kush nga këta gazetarë?
Mediat tona janë në mungesë të (pa)kryeredaktorëve?
Gazetaria jonë e keqe, dhe egoiste, nuk tregoi fije respekti për viktimën, për familjen e as për njeriun në përgjithësi.
Gazetat e internetit dhe ato të shkruara nuk “u lodhën” fare për të ngushëlluar dhe për të nderuar familjen e Arbënorit të madh. Nuk u tregua kujdes edhe në paraqitjen dhe publikimin e video-sekuencës ku në të, i shtrirë e i pajetë, shihej viktima. Si është e mundur që gazetaria të jetë më e etshme për “karrierë” e pas lajmit të shpejtë, sesa për informim dhe edukim.
U mendua se çfarë don të thotë fjalia “Arbënori bëri vetëvrasje” apo “vetëvritet Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje Arbnor Dehari”? Menduan gazetarët se çfarë pasojash ka fjalia e tillë? A e dinë këta njerëz se çfarë pasojash etike e morale ka fotografia apo videoja e tillë?
Shpesh shumë gazetarë e gazetare kanë ambicie personale që artikulli i tij apo i saj të publikohet në faqe të parë të gazetës, internetit, apo në fillimin e lajmeve dhe emisioneve radiotelevizive. Po ashtu edhe gara mediatike për të qenë i pari me artikuj po kalon kufirin e etikës gazetareske.
Në këtë rast u vërejt një mungesë e thellë e empatisë. Është e dhimbshme dhe njëkohësisht tragjike se si një grup i madh i gazetarëve treguan paaftësi për të futur veten e tyre në jetën dhe ndjenjat e të tjerëve. Kjo mungesë e empatisë ka themelin dhe fillimin në vrapin pas parasë, etjen për vëmendshmëri, status, garim për të përfituar më shumë lexues dhe, kështu, natyrisht, sigurimin e parave nga fitimi i reklamave. Çmenduri, por edhe poshtërsi!
Detyrë e parë e gazetarit dhe gazetares është që të tregohet respekt për njeriun, e veçanërisht për viktimën.
Secili nga ne ka dinjitetin, unin dhe personalitetin. Krejt në fund kam një pyetje: a vetëvrahen trimat e sojit të Arbnor Deharit, bre?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker