A bëhet Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nga një institucion i detyruar me ligj për të luftuar kundër korrupsionit mbrojtësi i tij më i madh? SCOOP për herë të dytë ballafaqohet me një golgotë të vërtetë gjatë parashtrimit të kërkesave sipas Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, njofton SCOOP.
“Ju jeni kërcënim për sigurinë e institucionit dhe nuk mund të hyni brenda“. Këtë përgjigje të pakëndshme e mori ekipi i SCOOP-Maqedonia nga një person i cili u prezantua si shef i sigurimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) më 6 prill 2016. Me këtë, gazetarët ishin penguar për të parashtruar kërkesën për qasje të lirë deri te informacionet në bazë të Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik.
Golgota e SCOOP-it në KSHPK-në ka filluar më 6 prill 2016 rreth orës 11. Kemi hyrë në objektin e institucionit në rrugën Dame Gruev nr. 1, ku në derë na priti një punonjëse si pjesë e sigurimit të Komisionit në rroba civile. Pas kontrollimit të letërnjoftimit, ajo na regjistroi në librin dhe na pyeti se “çfarë kërkojmë në Komision”.
I shpjeguam se duam të parashtrojmë një kërkesë për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik në arkivin e institucionit.
“Ma jepni mua kërkesën, unë do të sjell atë në Arkiv“, ishte përgjigja e fundit e sjellshme që e morëm nga punonjësja.
Për jo më shumë se 2 minuta, personi që tha se punon në Arkivin e Komisionit, me kërkesat tona hipi nëpër shkallët në katin e dytë, ku edhe ndodhet kabineti i kryetarit të Komisionit, Goran Milenkov.
Pas 10 minutash, në zyrën e recepcionit u kthye punonjësja e sigurimit me kërkesën tonë pa vulën arkivore.
“Goran Lefkov, ju jeni nga Koçani. Do të shkoni në Koçan dhe kërkesën do ta dërgoni me anë të postës“, u përgjigj punonjësja e sigurimit, duke na kthyer dy fletët e letrës që është dashur të arkivoheshin në arkivin e KSHPK-së.
Në pyetjen se pse nuk mund t’i parashtrojmë drejtpërdrejt në arkiv, ajo na u përgjigj me revolt: “E pra nuk mund t’i parashtrosh këtu, merri kërkesat dhe shko e ankohu kudo që të duash, në Kuvend, në Qeveri, në gjykatë“.
KSHPK-ja, me sa duket, nuk është përfshirë në projektin e promovuar nga qeveria e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, me të cilin “iu vu fund shëtitjes nga sporteli në sportel” të qytetarëve. Sipas atij projekti shumë të reklamuar qeveritar, nëse nuk jeni në sportelin e duhur, zyrtari është i detyruar që të ju çojë në sportelin e duhur. Por, kjo është vetëm një reklamë, ndërsa SCOOP-i u ballafaqua me një realitet të ndryshëm.
Përndryshe për 10 muaj, Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedonia ka parashtruar 68 kërkesa me shkrim dhe ka pasur të paktën 20 përpjekje për të parashtruar kërkesa me gojë, për të cilat pothuajse nuk kishte marrë asnjë përgjigje.
Takim me shefin e sigurimit
Ka kaluar një orë derisa ne prisnim për të na lejuar të shkojmë në arkivin e KSHPK-së. Duke pritur, doli punonjësja e sigurimit dhe na luti të “dalim me atë jashtë dhe të pimë një cigare”. Pasi ne e refuzuam, ajo doli vetë. Pasi përfundoi me cigaren na pyeti:
“A keni në plan ende të rrini këtu ose ta thërras shefin e sigurimit?”.
Ne u përgjigjëm se në qoftë se na lejojnë të hyjmë në arkiv dhe të arkivojmë dokumentet, do të largohemi menjëherë.
Pasi pritëm një orë e gjysmë, u paraqit një person i sigurimit i cili na urdhëroi t’i marrim dokumentet dhe të largohemi nga atje. Edhe atij iu përgjigjëm se i kemi sjellë kërkesat për t’i arkivuar në arkiv.
“A po do t’i shqyej dokumentet dhe t’i hedh në shportë“, na u drejtua njeriu i sigurimit të KSHPK-së, i cili ishte në një moshë të mesme.
Pas 10 minutash përsëri kërkoi letërnjoftimin prej nesh. Ne ia dhamë, e çoi te makina e fotokopjimit, bëri një fotokopje dhe e ktheu fletën në zyrën e recepcionit. Përsëri i mori dy kërkesat për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, të cilat deshëm t’i parashtrojmë në Komision.
“Si mund të kërkosh dokumente të këtilla? Kush të jep dokumente të këtilla? Pse ke parashtruar aq shumë kërkesa në Komision?“, na u drejtua ai dukshëm i nervozuar dhe na hodhi kërkesat në tokë.
I shpjegova se kam të drejtën ligjore për t’i parashtruar këto kërkesa dhe se ne jemi gazetarë dhe se na nevojiten informacionet me karakter publik.
“Ti je kërcënim për sigurinë e Komisionit“, pëshpëriti me zë të ulët personi i sigurimit, duke refuzuar për të shpjeguar se pse gazetarët do të ishin kërcënim për KSHPK-në.
Por, pas 15 minutash shpjegim shtesë na tha t’i marrim dokumentet e hedhur në tokë dhe të shkojmë me të në arkiv. Hymë brenda, ku arkivistja i arkivoi kërkesat tona për jo më shumë se një minutë, pas golgotës që zgjati pothuajse dy orë.
Çfarë fsheh KSHP-ja?
Një problem të ngjashëm për të hyrë në arkivin e KSHPK-së SCOOP-i kishte edhe më 27 janar 2016. Hymë në arkiv për t’i arkivuar kërkesat për informacionet me karakter publik, por arkivistja na tha se nuk mund t’i pranojë ato dhe shkoi në katin e dytë të Komisionit.
“Do të shkoj lart për ta marrë vulën, atje e kam lënë vulën“, tha punonjësja e arkivit.
Na tha të dalim jashtë dhe e fiku dritën në zyrë. Pas 10 minutash pritje para arkivit, nga sigurimi na thanë që të dalim nga zyra dhe të presim jashtë.
Para derës hyrëse të KSHPK-së u takuam me një mysafir të Komisionit nga Gjermania, i cili tha se punon në një projekt të Bashkimit Evropian për aftësimin e këtij institucioni. Kur i shpjeguam qartë për KSHPK-në në lidhje me moszbatimin e Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik dhe pengesat që ua bën komisioni gazetarëve, ai u pajtua për të na shoqëruar deri në arkiv për t’i arkivuar kërkesat. Me ndërhyrjen e zotëriut nga Gjermania, kërkesat ishin parashtruar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re