LAJMI I FUNDIT:

Gay-bar shtetëror në Kinë

Gay-bar shtetëror në Kinë

Qyteti i Dalit në Kinë ishte i përsosur para zhvillimit turistik. Më pas me lëvizjen e njerëzve, Dali është njëri prej 10 lokaliteteve të Kinës me nivelin më të lartë të të sëmurëve me AIDS.

Ndërsa pikërisht këtu, është hapur edhe bari i parë i homoseksualëve i financuar nga shteti, nëpërmjet të administrimit lokal.

Qëllimi është informimi i duhur për mbrojtjen e shëndetit dhe shpërndarjen e ndihmës falas. Edhe pse ka lokale për homoseksualet, është hera e parë që administrata merr përsipër një iniciative të këtij lloji.

Numri i të prekurve me AIDS në Kinë rritet ndjeshëm dhe qeveria nëpërmjet politikave të saj përpiqet që të kufizojë sa më shumë përhapjen e sëmundjes. /tch/telegrafi/