LAJMI I FUNDIT:

Gaxherri: Veriu në kaos, Thaçi po e mundëson ndarjen e Kosovës

Gaxherri: Veriu në kaos, Thaçi po e mundëson ndarjen e Kosovës

Kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave veriore po vazhdojnë avazin e vjetër, duke mos pranuar të betohen para flamurit dhe para simboleve të Republikës së Kosovës. Veprimet e tilla të Listës Serbe pritet që ta “bllokojnë” përsëri situatën në veri të vendit.

Deputetja e partisë opozitare LDK-së, Besa Gaxherri, tërë situatën në veri të vendit e sheh si kaos, që sipas saj i kanë kontribuar në veçanti deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës.

“Situata në veri është një situatë e cila po vazhdon me vite të tëra, por fatkeqësisht para disa viteve atje ka qenë situata shumë më mirë sesa tash. Madje kjo ka ndikuar që të jepen deklaratat e presidentit të vendit, i cili e ka vënë në pikëpyetje territorin dhe natyrisht që Lista Serbe ka filluar t’i bëjë këto sjellje që me të vërtetë të arrijë qëllimin për ndarjen e Kosovës. Presidenti Thaçi fatkeqësisht këtë gjë e ka konfirmuar në një formë ose në tjetrën dhe tashmë hapat e tyre janë shumë më ekstremë sesa kanë qenë më herët”, ka theksuar ajo, për Gazetën Zëri.


Gaxherri ka thënë po ashtu se situata në veri është e papranueshme dhe duhet të ketë reagim të ashpër nga vetë Qeveria e Kosovës, e cila duhet të mbrojë shtetësisë dhe sovranitetin e vendit.

“Kjo është një situatë e papranueshme dhe sigurisht që Qeveria duhet të merret seriozisht me këtë situatë, por problemi është që Qeveria i ka aktualisht të acaruara raportet me BE-në dhe gjitha këto janë duke ndikuar që Lista Serbe të reagojë kështu siç është duke reaguar tash. Megjithatë duhet të dihet që Kosova është një territor i pandashëm, ka sovranitetin e vet dhe ka kufijtë e vet, këtë duhet ta dijë edhe minoriteti serb në Kosovë, edhe BE-ja, sepse nuk mund të shkohet me tutje me tentativat për lëvizje të kufijve”, ka shtuar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori