LAJMI I FUNDIT:

“Gati 50,000 trupa të vrarë” – forcat ruse në Ukrainë po vuajnë ‘lodhje luftarake, viktima të larta’ dhe probleme me pagesën

“Gati 50,000 trupa të vrarë” – forcat ruse në Ukrainë po vuajnë ‘lodhje luftarake, viktima të larta’ dhe probleme me pagesën

Forcat ruse vazhdojnë të vuajnë nga çështjet e moralit dhe disiplinës në Ukrainë, ka thënë Britania e Madhe në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, në atë që ka qenë një tipar i pushtimit për Moskën, trupat e saj po vuajnë “lodhje luftarake dhe viktima të mëdha” – por edhe probleme me pagat e tyre, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

“Në ushtrinë ruse, të ardhurat e trupave përbëhen nga një pagë bazë modeste, e shtuar nga një shumëllojshmëri komplekse shpërblimesh dhe shtesash. Në Ukrainë, ka shumë të ngjarë që ka pasur probleme të rëndësishme me mospagimin e shpërblimeve të konsiderueshme luftarake”.


“Ushtria ruse ka dështuar vazhdimisht në sigurimin e të drejtave bazë për trupat e dislokuara në Ukrainë, duke përfshirë uniformën e duhur, armët dhe racionet, si dhe pagesën”.

“Kjo pothuajse me siguri ka kontribuar në vazhdimin e moralit të brishtë të pjesës më të madhe të forcës”.

Ndryshe, Ukraina pretendon se gati 50,000 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i agresionit në fund të muajit shkurt.

Në shifrat e fundit, ministria e mbrojtjes e Ukrainës thotë se 450 personel të tjerë të Kremlinit janë vrarë, ndërsa luftimet vazhdojnë në jug të vendit.

Shifrat janë më të larta se disa vlerësime dhe Sky News thotë se nuk ka mundur t’i verifikojë ato.

Në anën tjetër, Rusia nuk komenton në mënyrë rutinore humbjet e veta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Botë
Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit

Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit

Botë
Për herë të parë në 22 vjet, anijet luftarake gjermane do të kalojnë përmes ngushticës së Tajvanit

Për herë të parë në 22 vjet, anijet luftarake gjermane do të kalojnë përmes ngushticës së Tajvanit

Botë
Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Meloni: Nuk duhet të heqim dorë nga Ukraina

Meloni: Nuk duhet të heqim dorë nga Ukraina

Botë
Ndryshimi i Ligjit të shtetësisë rrezikon seriozisht pavarësinë e Malit të Zi, vlerësojnë analistët

Ndryshimi i Ligjit të shtetësisë rrezikon seriozisht pavarësinë e Malit të Zi, vlerësojnë analistët

Mali i Zi
Kalo në kategori