LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Zaevi të zgjedh njërën nga krahët e Lëvizjes Besa për në Qeveri

Gashi: Zaevi të zgjedh njërën nga krahët e Lëvizjes Besa për në Qeveri

Në konferencën për shtyp, deputeti Afrim Gashi, njiherit lider i njërit krah të Lëvizjes Besa, tha se Kryeministri Zoran Zaev duhet të zgjedhë në mes të tij dhe Bilall Kasamit, për përfshirje në Qeveri.

Sipas tij, nuk është biseduar për marrjen e Ministrisë së Drejtësisë (MD), por grupimi që ai drejton ka kuadro për të gjitha institucionet. Për çështjet brenda Lëvizjes Besa, Gashi thotë se nuk do të dëshironte që këto çështje të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.

Gashi konfirmoi se kanë patur disa takime me Zaevin, dhe se kanë biseduar për përfshirje në Qeveri, për shkak të bisedimeve për emrin dhe për hyrje në BE.


Njiherit, Afrim Gashi shprehu kënaqësinë për lajmet e mira nga BE-ja dhe për vizitën e eurokomisionerit Johannes Hahn. Në lidhje me çështjen e emrit, Gashi thotë se nuk dëshiron diçka që prek identitetin e maqedonasve, dhe se mbështet ndryshimin e Kushtetutës, nëse kjo do të thotë ecje përpara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori