LAJMI I FUNDIT:

Gashi në Vjenë: Anëtarësimi i Kosovës në Interpol domosdoshmëri

Gashi në Vjenë: Anëtarësimi i Kosovës në Interpol domosdoshmëri

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, po qëndron në një vizitë zyrtar për Austri, ku është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë, Peter Goldgruber.

Në këtë takim është biseduar për tema të cilët kanë të bëjnë me migrimin, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, liberalizimin e vizave si dhe për përfshirjen e Policisë së Kosovës në organizatën Interpol.

Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi Qeverinë e Austrisë për mbështetjen e Kosovës në proceset e integrimit euro-atlantik, si dhe për përkrahjen ndaj institucioneve të Kosovës në forcimin e kapaciteteve.


“Shfrytëzojmë nga rasti të ju falënderojmë për përkrahjen e madhe Austria i ka dhënë popullit të Kosovës dhe presim që përkrahja juaj të vazhdojë për liberalizimin e vizave, në procesin e anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizatat tjera ndërkombëtare, si dhe për perspektiven Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha ministri Gashi.

Ministri Gashi, theksoi se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vazhdojnë të mbeten një nga kërcënimet kryesore të sigurisë, duke kërcënuar jo vetëm jetën dhe pronën, por edhe vlerat demokratike dhe vetë mënyrën e jetës së shoqërisë. Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj mbeten të përkushtuara për të dhënë ndihmën e tyre për t’i luftuar këto fenomene.

“Është lajm i mirë që Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme – LIBE, me shumicë votash ka rekomanduar liberalizimin e vizave, hap ky shumë i rëndësishëm drejt lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës. Zotohem se MPB do të mbetet e përkushtuar në menaxhimin efikas të procesit pas liberalizimit të vizave dhe obligimeve që dalin nga lëvizja e lirë në zonën Schengen”, tha ministri Gashi.

Gjithashtu, ministri Gashi tha se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është i domosdoshëm për të garantuar dhe forcuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Në anën tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë të Punëve të Brendshme të Austrisë, Peter Goldgruber konfirmoi mbështetjen e shtetit austriak në përmbushjen e objektivave në proceset e integrimit euro-atlantik.

Gjithashtu, Goldgruber ofroi gatishmërinë për bashkëpunimin në mes të dy policive, sa i përket shkëmbimit të informatave, të cilat do të ndihmonin në luftimin e terrorizmit dhe krimit të organizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori