Gashi: Edhe mund edhe nuk mund të themi se deri në fund të dhjetorit do të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese

“Edhe mund edhe nuk mund të themi. Nëse diçka nuk varet nga ne, nuk mund të pretendojmë se do të ketë apo jo. Kur të ketë, shpresoj se do të njoftohem dhe menjëherë do të fillojmë procedurën”, tha kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve MIA, duke iu përgjigjur pyetjes se a mund të thuhet se procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk do të fillojë deri në fund të dhjetorit, në kuadër të hapjes së negociatave me BE-në.
“Kjo pyetje ka dy komponentë. Njëri prej komponentëve është procedural dhe tjetri është vullnet politik. Sa i përket të parit, Kuvendi së bashku me shërbimet, me Komisionin janë të gatshëm në çdo kohë kur ka propozim për ndryshime kushtetuese për t’i futur ato në rend dite, për të nisur procedurën dhe për ta përfunduar siç parashikon Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës. Pjesa e dytë, sa i përket vullnetit politik, është pyetje për aktorët politikë, liderët e partive politike, për shumicën apo dy të tretat e deputetëve që duhet t’i miratojnë ato ndryshime dhe për këtë nuk duhet të përgjigjem”, tha Gashi.
Një nga vërejtjet më të mëdha që është përsëritur me vite në Raportin e KE-së është numri i ligjeve që kalojnë në Kuvend pas procedurës së shkurtuar. Kryetari i Kuvendit thotë se ata çdo ditë u tregojnë propozuesve të ligjeve, gjegjësisht ministrave dhe Qeverisë, që ligjet të miratohen në procedurë të rregullt dhe të ketë debate publike për to. Ai tregon se Kuvendi nuk përcakton procedurën se si do të miratohet një ligj.
“Së pari, dua t’u sqaroj më shumë qytetarëve se Kuvendi nuk mund të përcaktojë ligjin e propozuar dhe se cilën procedurë propozon propozuesi. Qoftë Qeveria, ministra, deputetë, ai që propozon ligjin, ai e përshkruan dhe kërkon që të kontrollohet apo të bëhet procedura sipas procedurës së shkurtuar apo të rregullt – pra, propozuesi e përshkruan dhe e kërkon. Jemi të detyruar nga Rregullorja e Punës që të respektojmë kërkesën e propozuesit. Por çfarë duhet të kërkojmë? Pikërisht këtë që thatë ju, ne po mundohemi t’u theksojmë deputetëve dhe qeverisë dhe ministrave se nuk është mirë që për një milion e ca arsye të ketë procedura të shkurtuara. Një nga arsyet është transparenca, siguria juridike, ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe nga ana tjetër për mua është shumë e rëndësishme ajo që duam si përbërje e re në Kuvend dhe lidership i ri që të kemi më shumë dëgjime publike. Ato mund të ndodhin vetëm nëse kemi kohë në Kuvend të shqyrtojmë ligjet, të përfshijmë opinionin, ekspertët, palët e interesuara për të debatuar për çdo ligj që do të miratohet”, thotë Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit