LAJMI I FUNDIT:

Garë bukurie për deve

Garë bukurie për deve

Një garë bukurie është duke u mbajtur në Abu Dhabi – për deve. Dhjetë mijë deve do të konkurrojnë ndaj njëra-tjetrës me gjasë që pronarët e tyre të fitojnë çmime mbi pesë milionë dollarë dhe rreth 100 automjete si dhe shumë çmime tjera.

Devetë nga Bahraini, Kuvajti, Oman, Katari dhe Arabia Saudite do të marrin pjesë në garë.

Gara është pjesë e festivalit Mazayin Dhafra, i cili përmban një panel të ekspertëve dhe adhuruesve të deveve të cilët vendosin për secilën grupmoshë.

Sundimtari i Abu Dhabit, Sheikh Khalifa bin Zayed, ka sponsorizuar evenimentin për të gjashtin vit me radhë, raporton BBC.