LAJMI I FUNDIT:

Gardisti thotë se nuk ka qëlluar mbi demonstruesit

Gardisti thotë se nuk ka qëlluar mbi demonstruesit

Agim Llupo, shefi i Shtabit të Njësisë Speciale të Gardës së Republikës u ka thënë prokurorëve se ka qëlluar disa herë gatë demonstratës së 21 janarit, por vetëm në ajër.

Llupo, që mban gradën major, u paraqit në prokurori së bashku me 6 efektivë të tjerë të gardës për një seancë pyetjesh që ka filluar në orën 18:00 të hënën dhe ka përfunduar rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Më pas prokurorët kanë vendosur të ndalojnë majorin, i cili është filmuar duke qëlluar me automatik nga tuneli i Kryeministrisë përballë me portën nr. 1 të godinës qeveritare.

Nga deklarimet e gardistëve rezultoi se dy prej tyre nuk kanë qenë të planifikuar në shërbim në pjesën veriore të kryeministrisë, por në anën tjetër të saj. Një prej gardistëve ka pranuar se gjatë shërbimit ka pasur automatik model MP5, por nuk ka mundur të qëllojë asnjëherë pasi arma është bllokuar. Ndërsa tre gardistë të tjerë, përfshirë edhe Llupon, mësohet se u kanë thënë prokurorëve se nuk kanë qëlluar asnjëherë në drejtim të turmës, por vetëm në ajër.


Arrestimi i efektivit të Gardës vjen pas ekspertizës balistike që Prokuroria ka kryer mbi predhën e gjetur në trupin e Ziver Veizit dhe armës në përdorim nga Llupo, duke konkluduar se ka qenë plumbi i qëlluar nga ky i fundit që ka vrarë demonstruesin disa metra larg portës së jashtme të Kryeministrisë.

Ndërkaq, e përditshmja Gazeta Shqiptare raportoi të martën se Llupo ka qenë pjesë e forcave të armatosura që në vitin 1997. Përgjatë trazirave të atij viti ai është fiksuar, hetuar dhe më pas ndëshkuar si person që kishte qëlluar mbi turmat në atë kohë, sipas gazetës. Pas largimit nga ushtria, majori kthehet më detyrë në Gardën e Republikës në vitin 2000 në nivele drejtuese strukturash brenda gardës.

Më vonë, ai emërohet në detyrën e shefit të sigurisë së truprojave të Presidentit, në kohën që në krye të këtij institucioni u zgjodh Bamir Topi. E përditshmja Shqip raportoi të mërkurën se ai është përfshirë në një incident me një tjetër ish-gardist gjatë kohës kur eskorta e presidentit kthehej nga një shërbim në Durrës më 17 maj të vitit 2009.

Pavarësisht hetimeve të kryera mbi këtë incident, ngjarja dhe shkaqet e saj mbetën të paqarta, ndërsa Llupo është shkarkuar nga detyra e tij dhe ka kaluar si shef i Njësisë speciale në Gardën e Republikës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu

Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu

Siguri
Konkursi për Sekretar në Ministri të Mbrojtjes, faza testuese kishte dështuar por u bë rivlerësim

Konkursi për Sekretar në Ministri të Mbrojtjes, faza testuese kishte dështuar por u bë rivlerësim

Lajme
Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi

Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë

BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë

Lajme
Fundjava në Morinë me fluks, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në 24 orë

Fundjava në Morinë me fluks, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në 24 orë

Lajme
“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

Lajme
Kalo në kategori