LAJMI I FUNDIT:

Gardistët mjekohen brenda Kryeministrisë

Gardistët mjekohen brenda Kryeministrisë

Anëtarë të Gardës së Republikës po mjekohen brenda Kryeministrisë, raportoi News 24 duke dhënë pamje ekskluzive të pjesëtarëve të gardës së Republikës, duke u mjekuar brenda ambienteve të kryeministrisë, pas plagëve që ata morën pas protestës së opozitës.

Efektivat e gardës që hapën zjarr ndaj demonstruesve të opozitës nuk janë lejuar të largohen nga ambientet e Kryeministrisë, për asnjë moment që nga dita e premte.

News 24 ka fiksuar personelin mjekësor që ka shkuar me mjete transporti të ndihmës së shpejtë, duke mjekuar gardistët brenda rrethimit të kryeministrisë dhe shihen efektivat e gardës të lëndohet gjatë protestës duke marrë mjekim të specializuar mjekësor në natyrë të hapur.

Ndërsa ata mjekohen për plagët që kanë marrë, territori është në juridiksionin dhe ruajtjen e Gardës së republikës, gjë që u jep mundësi që të mos ndalohen ose shoqërohen nga agjencitë ligj-zbatuese, nëse ndaj tyre është lëshuar një urdhër-arresti nga Prokuroria. /Telegrafi/