LAJMI I FUNDIT:

Gardiani i burgut bën poza në korsetë dhe tanga në punë

Gardiani i burgut bën poza në korsetë dhe tanga në punë

Një gardian burgu 50-vjeçar i cili për 25 vjet rresht punon në një burg gjerman është paraqitur vet pasi që ka filluar hulumtimi për fotografitë e tij të çuditshme të publikuara në internet. Kërcënohet me largim nga puna.

Roja i burgut në qytetin gjerman Bielefeld është fotografuar në të brendshme në kullën kontrolluese të burgut dhe ato fotografi i ka publikuar në internet. Drejtoria e burgut nuk ka mundur të kuptojë se kush është në fotografi, mirëpo kanë nisur një hulumtim për të disiplinuar “hajgarexhinë” i cili në fund nuk ka mundur t’i bëj ballit presionit dhe është paraqitur vet.

Roja kishte veshur korsetë e tanga, e kolegët e tij thonë se tërë kjo situatë është më shumë komike sesa tragjike, shkruan e përditshmja gjermane “Bild”.

“Ka qenë kjo një marrëzi që ndodhë një herë në jetë”, ka thënë drejtuesi i burgut Robert Dammann për rojën i cili tash 25 vjet punon aty.