LAJMI I FUNDIT:

Garda: “Nuk ka ekzistuar asnjë server”

Garda: “Nuk ka ekzistuar asnjë server”

Garda e Republikës deklaron se nuk i ka fshehur asnjë dokument prokurorisë dhe se sipas tyre nuk ka ekzistuar kurrë asnjë server radiondërlidhjeje në këtë institucion. Garda hodhi poshtë në një deklaratë për shtyp disa raportime në media për “fshehjen” e urdhrave të dhënë dhe të marrë në strukturat e gardës gjatë demonstratës së 21 janarit.

Garda e Republikës deklaroi se ky institucion dhe gjithë veprimtaria e tij janë dokumentuar në shkresa që kanë qenë dhe do vijojnë të jetë të disponueshme për organet e drejtësisë, raportoi të hënën e përditshmja Standard.

“Nisur nga publikimet e dy mediave të shkruara mbi të ashtuquajturin ‘zhdukje të serverëve të radiolidhjes së Gardës së Republikës’ apo ‘fshehje të urdhrave’
sqarojmë se këto pretendime janë spekulime dhe gënjeshtra të pastra të servuara
me qëllim për të keqinformuar publikun. Së pari në Gardën e Republikës nuk ka ekzistuar kurrë asnjë server radiondërlidhjeje e aq më pak të jetë zhdukur një i tillë, apo t’u fshihet organeve të hetimit. Së dyti, të gjitha komunikimet në rrjetin e radiondërlidhjes janë të evidentuara me shkrim nga Qendra e Drejtimit të Gardës. Ato kanë qenë dhe janë në dispozicion të hetimit dhe të organeve përkatëse sa herë të kërkohen”, thuhet në reagimin e Gardës së Republikës.

Garda siguroi qytetarët se ka bashkëpunuar dhe po bashkëpunon pa asnjë rezervë dhe me gatishmëri maksimale me institucionet përkatëse për një hetim të plotë e të gjithanshëm të ngjarjeve të 21 janarit. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Aksioni në

Aksioni në "Pallatin e Rinisë, deklarohen nga ndërmarrja: Po bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse

Lajme
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Lajme
Kalo në kategori