LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët e Ferizajt në bojkot

Futbollistët e Ferizajt në bojkot

Ferizaj assesi të bëhet rahat me financat. Lojtarët ka muaj që presin t’i marrin parat e kontratave, ndërsa afati i fundit ishte e mërkura. Por, as të mërkurën nuk erdhën parat dhe futbollistët vendosën të mos dalin në stërvitje. Ata ‘kërcënojnë’ se nuk do ta zhvillojnë as ndeshjen çerekfinale të Kupës kundër Llamkos Kosovës nëse nuk e marrin ‘hakun’. Kryetari i Ferizajt, Ramadan Ademi, thotë se parat janë gati dhe sot do t’iu dalin në bankë lojtarëve, pasi synimet e klubit janë të fitojë trofe.

Ferizaj ishte një prej skuadrave me më së shumti lëvizje gjatë afatit kalimtar dimëror. Përveç që u larguan disa lojtarë, në këtë ekip u afruan zëvendësime dhe lojtarëve që u skaduan kontratat, iu vazhduan. Por, futbollistët e ardhur dhe atyre që i‘u vazhduan kontratat, ende nuk u janë dhënë parat e premtuara. Të gjithë lojtarët ishin mbledhur në stadium të mërkurën, ndërsa stërvitja nuk u mbajt, pasi që sipas tyre, e mërkura ishte afati i fundit për t’i marrë parat e kontratave.

“Sot (dje) ishim në stadium për të marrë paratë e kontratave, pasi që ende nuk i kemi marrë ato. Na u tha se do të bëhen nesër (sot), por ne vendosëm që të mos dalim në stërvitje pa u kryer obligimet ndaj nesh. Besoj që kryesia ka pasur kohë që të bëjë buxhetin dhe të na paguhen parat për të cilat edhe jemi marr vesh. Kjo do të vazhdojë deri sa t’i marrim parat. Mund të ndodhë që as në ndeshjen ndaj Llamkos Kosovës të mos e luajmë fare”, thonë disa nga futbollistët e Ferizajt që nuk deshën t’u përmendet emri. Ferizaj do të ndeshet të shtunën me Llamkos Kosovën në Vushtrri në kuadër të Kupës së Kosovës.

Ademi: Paratë i marrin sot, ‘luftojmë’ për trofe


Ndërsa, kryetari i klubit të Ferizajt, Ramadan Ademi e mohon faktin se skuadra është në bojkot dhe thotë se sot (dje) kishin një mbledhje, ku u fol për ndeshjen kundër Llamkosit. “Jo, nuk është se lojtarët janë në bojkot. Sot (dje) kishim një mbledhje me ta, ku u fol për ndeshjen me Llamkosin në formë analize. Është e vërtetë që lojtarët nuk i kanë marrë parat e kontratave, por do t’i marrin nesër (sot). Ne ju kemi thënë të gjithëve që të hapin nga një xhirollogari në BPB, pasi që parat nuk ua japim më në dorë. Parat do t’i marrin nesër (sot) lojtarët, pasi që ne nuk u kemi mbetur borxh askujt. Kemi paguar edhe rroga borxh që u ka mbetur kryesia e kaluar”, tha për ‘Sport Plus’, kryetari Ademi.

Ai nënvizoi se skuadra është përgatitur shumë mirë dhe do të vazhdojnë të jenë pretendent për trofe. “Skuadra ka qenë në përgatitje, ku ka punuar mjaft mirë. Jemi përgatitur për këtë kampionat dhe besoj që do të luftojmë për ndonjë trofe”, përfundoi kryetari Ademi. Ferizaj stinorin pranveror të Superligës e nis nga pozita e dytë me 28 pikë. /SportPlus/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori