LAJMI I FUNDIT:

Futbolli suedez përballet me akuza për trukime ndeshjesh pas autogolit që duhet ta shihni për ta besuar

Futbolli suedez përballet me akuza për trukime ndeshjesh pas autogolit që duhet ta shihni për ta besuar

Një ndeshje në kategorinë e tretë të Suedisë është bërë një temë e nxehtë diskutimi pasi tri autogola u shënuan gjatë ndeshjes së diskutueshme.

AFC Eskilstuna siguroi të tri pikët të dielën pasi golat e Aleksander Azizovic, Felix Bennarp (autogol), Eric Bjornson, Henry Maja dhe Ludvig Ugglas (autogol) vulosën një fitore mjaft të jashtëzakonshme 5-4 ndaj IFK Stocksund.

Skuadra e Melke Alan, e cila ndodhet në vendin e 12-të në tabelën e ligës, shkoi me tri gola përpara pas vetëm 16 minutash në Tunavallen. Stocksund shënoi për 3-1 pak para përfundimit të pjesës së parë përmes Simon Miedinger.


Por pasi Henry Maja thelloi epërsinë për 4-1 të Eskilstuna, ishte një autogol i Stocksund për të shënuar rezultatin 5-1 që bëri njerëzit të flisnin.

Siç mund ta shihni në pamjet më lartë, një lojtar i Stocksund goditi topin në portën e tij nga afër.

Incidenti ka ngjallur polemika në Suedi dhe më gjerë.

Johan Claesson, i cili është zyrtari i integritetit në Federatën Suedeze të Futbollit, njoftoi të hënën se SFA do të shikojë më nga afër autogolin.

“Ne kemi një proces mjaft të pranuar për punën tonë”, deklaroi Claesson për Expressen. “Një gjë e tillë që na bën të fillojmë t’i shikojmë gjërat më nga afër është paraqitjet e devijuara në fushë. Por kjo në vetvete nuk është kurrë provë se ne mund ta tërheqim atë si trukim të ndeshjeve të mundshme”.

Ndërkaq, trajneri dhe drejtori sportiv i IFK Stocksund, Adam Gursoy, është i bindur se nuk ka pasur parregullsi gjatë ndeshjes kundër AFC Eskilstuna. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori