LAJMI I FUNDIT:

Futbolli kosovar në krizë financiare

Futbolli kosovar në krizë financiare

Kriza ekonomike prek futbollin kosovar dhe kjo u pasqyrua në ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës ku një prej skuadrave nuk u paraqit në fushën e lojës. Vëllaznimi i Gjakovës nuk udhëtoi drejt transfertës së Ulpianës për shkak të mungesës së pagave.

Lojtarët nuk pranuan të udhëtonin me stafin dhe drejtuesit pasi kërkojnë që më parë të paguhen sipas asaj që është parashikuar në kontratat respektive. Kjo situatë bie ndesh me paraqitjet e Vëllaznimit në Ligën e Parë ku ka siguruar 9 fitore rresht në ndeshjet e fundit. Kriza ka prekur edhe skuadrën e Ferizajt, ku lojtarët bojkotuan seancat stërvitore për shkak të pagave të prapambetura, transmeton SuperSport.

Drejtuesi i shoqërisë, Heset Maliqi ka reaguar menjëherë duke dhënë dorëheqjen nga posti që mban, duke e zhytur klubin në një krizë edhe më të thellë. Nga ana tjetër, e paqartë duket edhe pozita e trajnerit Bylbyl Sokoli, i cili po mendon për një destinacion të ri për shkak të kaosit që ka përfshirë skuadrën. Sipas mediave vendase, ai ka marrë oferta nga disa klube kosovare dhe shqiptare, prandaj po shqyrton mundësinë e largimit nga stoli i Ferizajt. /Tribuna/Telegrafi/