LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosova sprovon forcat me liderin

Fushë Kosova sprovon forcat me liderin

Emocionet e elitës së futbollit tonë do të rikthehen sot me sfidën ndërmjet Fushë Kosovës dhe Llamkos Kosovës, takim ky që luhet në kuadër të xhiros së 16-të.

Lideri i tabelës, Llamkos Kosova llogaritët favorit në letër në duel me Fushë Kosovën, megjithëse, vushtrriasit nuk do ta kenë lehtë, për faktin se Fushë Kosova, e cila gjendet në zonën e rrezikshme, në terren të saj nuk dorëzohet lehtë.

Ndërkaq, të shtunën në kryeqytet do të ndeshen Prishtina dhe Drita, derisa të dielën janë në program të zhvillohen edhe katër ndeshjet tjera të kësaj fundjave. /KosovaPress/Telegrafi/

Raiffeisen Superliga / Xhiroja e 16-të


Sot takohen:

Fushë Kosova-Llamkos Kosova

Të shtunën takohen:
Prishtina-Drita

Të dielën takohen:
Besa-Drenica
Trepça ‘89-Hysi
Ferizaj-Trepça
Feronikeli-Hajvalia

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.