Fushata zgjedhore drejt përfundimit, partitë politike vazhdojnë me premtimet

Partitë politike në Maqedoni edhe gjatë ditës së djeshme ka vijuar me aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës zgjedhore. Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhur në një vend takimet e partive më të mëdha me qytetarët.
Nga Llabunishta, kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherësh edhe kandidat për mandatin e dytë për Strugën, Ziadin Sela, i bëri thirrje kandidatit të BDI-së, Ramiz Merko, që të tërhiqet. Edhe në Llabunishtë, Sela foli për sulmin e 27 prillit në Kuvend, dhe tha se ashtu siç kanë tentuar ta eliminojnë fizikisht atë natë, po tentojnë që edhe politikisht ta eliminojnë Aleancën për Shqiptarët, për shkak se sipas tij, kjo parti i mbron të drejtat e shqiptarëve.
PDSH dje qëndroi në Strugë në tubimin e saj të radhës në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Me këtë rast, kryetari i partisë, Menduh Thaçi, tha se PDSH ka tërhequr kandidatin e saj nga gara për këtë qytet, me qëllim që Struga edhe katër vitet e ardhshme të udhëhiqet nga shqiptar. Me këtë rast Thaçi tha se nuk do të prononcohen në mbështetje të asnjërit prej kandidatëve shqiptarë, por u bëri apel votuesve të PDSH-së që, siç tha ai, të rrijnë larg pazareve të pista të mundshme që ndokush mund t’i bëjë në emër të PDSH-së.
BDI ka mbajtur takim me qytetarët në Çair. Ali Ahmeti tha se kandidati për kryetar në Komunën e Çairit duhet të vazhdojë misionin dhe të krijojë vlera. Ndërsa Visar Ganiu theksoi se shqiptarët e kësaj zone meritojnë një kryetar komune i kthyer nga ata e jo politikan i cili do të merret me politika të mëdha.
Lëvizja Besa mbrëmë tubimin qendror e mbajti ne Kumanovë. Ndonëse, nuk ishte prezent kreu Bilall Kasami, perfaqësuesit e lartë të kësaj partie kërkuan nga qytetarët që të votojnë kandidatin për kryetar të komunës, Driton Sulejmani dhe listën e këshillëtarëve, prijës e së cilës është Naile Osmani. Shefi i shtabit qendror zgjedhor te Levizjes Besa, Afrim Gashi tha se BDI është përçarë në degën e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, andaj ai kërkon që vota shqiptare të unifikohet në partinë e tyre, siç tha ai për të fuqizuar faktorin shqiptar edhe në nivel lokal.
OBRM-PDUKM-ja dje ka mbajtur tubim në Gazi Babë, prej kur kryetari i saj Nikolla Gruevski paralajmëroi epokë të re, në të cilën nuk do të ketë rrugë të paasfaltuara dhe të pandriçuara.
Kandidati i LSDM-së për Bashkinë e Shkupit, Petre Shilegov, dje ka mbajtur konferencë për shtyp ku tha se është e nevojshme që qytetarët të kenë jetë më cilësore. Ai paralajmëroi projekte të shumta nëse arrinë të bëhet i pari i Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” – Erion Veliaj reagon nga burgu

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë