Institucionet e Kosovës janë duke u vonuar me miratimin e pakos së ligjeve që dalin si nevojë për përmbushjen e kritereve në procesin e integrimeve evropiane, thonë zyrtarë të Qeverisë dhe ata të shoqërisë civile.
Funksionimi i ngadalshëm i Kuvendit të Kosovës, shihet si një prej pengesave më të mëdha në këtë drejtim.
Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, thotë për Radion Evropa e Lirë, se institucionet po vonojnë me miratimin e ligjeve që ndërlidhen me agjendën për reformë evropiane.
“Ne jemi vonë me agjendën për reformë evropiane, prandaj duhet të procedojmë sa me shpejt me miratimin e këtyre ligjeve në Kuvendin e Kosovës. Po e shohim një ngecje apo vonesë, që po shkaktohet, e që besoj se ndoshta me një bashkëpunim më të mirë, qoftë të Qeverisë, qoftë Kuvendit, së bashku të gjithë ta gjejmë një formulë që do të funksionojë dhe të shtyhet përpara agjenda e integrimit evropian”, thotë Hoxha.
Ministrja Hoxha pranon se edhe Qeverisë së Kosovës i duhet një dinamikë më e madhe në këtë drejtim:
“Edhe ne, si Qeveri, e kemi një pjesë të fajit, sepse edhe ne duhet të jemi më bashkëpunues me Kuvendin e Kosovës, por besoj se këtu duhet të punojmë që ta gjejmë një formulë që funksionon”.
Kuvendi i Kosovës, aktualisht, ka më shumë se tridhjetë ligje që është duke i shqyrtuar, e të cilat kanë të bëjnë me integrimin evropian. Kuvendi i Kosovës para pak kohe ka miratuar nëntë projektligje që ndërlidhen me agjendën për reformë evropiane.
Pakoja e ligjeve që ndërlidhen me integrimin evropian, është e madhe dhe në të bëjnë pjesë ligje nga sektorë të ndryshëm, si ai për sistemin e drejtësisë, pakoja e ligjeve anti- korrupsion, ajo e reformave në administratën publike, për arsimin e të tjera.
Në rast të mosmiratimit të ligjeve që kanë të bëjnë me proceset integruese, sipas ministres Hoxha, Kosova si shtet, do të mbetet edhe më shumë mbrapa në këtë proces.
“Pra, nëse ne nuk arrijmë ta ndërtojmë një momentum që po ecim përpara, që jemi të përgatitur, institucionet po i marrin me përgjegjësi të plotë obligimet që na dalin nga procesi i integrimit evropian, atëherë ne vetëm mund të aplikojmë, por nëse nuk ka progres, mund të shkojnë me vite dhe nuk do ta marrim statusin e kandidatit. Procesi i liberalizimit të vizave ka treguar që institucionet e Bashkimit Evropian janë institucione, të cilat kanë kritere dhe standarde dhe pa plotësimin e tyre, nuk lëvizin para”, sqaron Hoxha.
Legjislatura aktuale e Kosovës deri më tash është karakterizuar me planifikim të dobët të punës, kanë vlerësuar organizatat joqeveritare që monitorojnë punën e Kuvendit të Kosovës.
Artan Murati, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se puna e Kuvendit dhe efekti i vendimeve të saj është duke u dëmtuar jashtëzakonisht shumë. Ai thotë se jo vetëm ligjet që kanë të bëjnë me integrimin evropian, por edhe ligjet e tjera Kuvendi nuk po arrin që t’i miratojë.
“Kuvendi, thjesht, nuk po arrin që ta përfundojë siç duhet ose nuk po mund ta përmbushë rolin e vet legjislativ. Kjo vlen në masë të madhe për numrin për të gjitha ligjet, e këtu hyjnë edhe ligjet që kanë të bëjnë me reformën evropiane”.
“Pra, nëse Kuvendi nuk do ta rrisë ritmin e vet të punës, është vështirë e besueshme se mund të qëndrojmë në hap me zhvillimet e nevojshme, të cilat kërkojnë pastaj edhe nga ne intervenim, qoftë ndryshim të ligjeve, apo miratim të ligjeve të reja. Kuvendi duhet të jetë shumë më aktiv dhe deputetët shumë më të përgjegjshëm për punën që janë duke bërë”, vlerëson Murati.
Analistët thonë se fajin për jo-efikasitet në miratimin e ligjeve në Kuvendin e Kosovës, duhet ta mbajnë edhe partitë politike të përfaqësuara në legjislativ, si ato në opozitë, ashtu edhe ato në pushtet.
Mospajtimet dhe përplasjet e shpeshta ndërmjet deputetëve të partive politike, kanë bllokuar miratimin e shumë ligjeve dhe çështjeve të tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Maqedonia bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën, Mickoski: Shpresoj rezoluta të përkrahet nga shumica

Politikanët e Kosovës nderojnë Bajram Qerkinin: Drejtësia për të zhdukurit mbetet amanet

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri