LAJMI I FUNDIT:

Fule i kishte dërguar letër Berishës para 21 janarit

Fule i kishte dërguar letër Berishës para 21 janarit

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fule, i ka dërguar një letër kryeministrit Sali Berisha para 21 janarit, në të cilën ishin nënvizuar fushat ku duhet të përqendrohet Shqipëria drejt integrimit europian.

Zëdhënësja e komisionernit Fule, Natasha Batler, ka thënë se kjo letër është dërguar më 18 janar dhe në të nënvizoheshin fushat kryesore ku Shqipëria duhet të bëjë përpjekje të besueshme nëse dëshironte të bënte përparim në rrugën drejt BE-së në vitin 2011 pas opinionit të komisionit në nëntor 2010.

Mesazhet ishin bazuar në vlerësimet e bëra në opinionin e Komisionit Europian dhe nevojën për funksionimin e institucioneve demokratike dhe dialogut të partive politike në kornizën e institucioneve demokratike dhe jo në rrugë, ka thënë zëdhënësja e komisionerit Fule, Natasha Batler, cituar nga Balkanweb. /Telegrafi/