LAJMI I FUNDIT:

FSB e Rusisë pretendon se një predhë e hedhur nga territori ukrainas shkatërroi një “pikë kufitare ruse”

FSB e Rusisë pretendon se një predhë e hedhur nga territori ukrainas shkatërroi një “pikë kufitare ruse”

Një pikë përgjatë kufirit midis Rusisë dhe Ukrainës është goditur nga një predhë e lëshuar nga përtej kufirit.

Kështu së paku ka pretenduar agjencia e lartë e sigurisë e Rusisë, mes një situate të tensionuar në rajonin fqinj të Donbass, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën, zyrtarët e shërbimit për shtyp të FSB-së njoftuan se “më 21 shkurt, në orën 9:50, një predhë e një lloji të panjohur, e qëlluar nga territori ukrainas, shkatërroi plotësisht vendin e punës së rojeve nga departamenti i kufirit të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë në rajonin e Rostovit”.


FSB tha se vendi i goditur ndodhet rreth 150 metra nga kufiri ruso-ukrainas.

Nuk raportohet për viktima dhe thuhet se janë sjellë specialistë të eksplozivëve për t’u siguruar që vendi të jetë i sigurt.

Ndërkohë një video e shpërndarë nga agjencia tregon atë që duket të jetë një strukturë e shkatërruar në një zonë të izoluar afër vijës së demarkacionit.

Megjithatë, ushtria ukrainase ka mohuar se ka bombarduar një objekt kufitar të përdorur nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB), duke e quajtur pretendimin e Moskës “lajm të rremë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Evropa
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Protestuesit bllokojnë rrugët dhe përleshen me forcat e sigurisë ndërsa nisin demonstratat anti-Netanyahu

Protestuesit bllokojnë rrugët dhe përleshen me forcat e sigurisë ndërsa nisin demonstratat anti-Netanyahu

Azia
Zelensky pas suksesit në Kursk ushtron 'presion' mbi SHBA-të

Zelensky pas suksesit në Kursk ushtron 'presion' mbi SHBA-të

Evropa
Pamje të reja të një prej sulmeve më të mëdha me dronë të kryer nga ukrainasit në territorin e Rusisë

Pamje të reja të një prej sulmeve më të mëdha me dronë të kryer nga ukrainasit në territorin e Rusisë

Evropa
Kalo në kategori