Frikësimi i shqiptarëve dhe trimërimi i serbëve!
Vizitat e pa paralajmëruara të funksionarëve serbë, së fundi janë shpeshtuar për së tepërmi dhe këtë, duke përdhunuar ligjet tona dhe “thyer” kufijtë e shtetit “sovran” dhe të “pavarur” të Kosovës! sa herë ata duan.
Pas vizitës së paradoditshme të ish zëvendësit të Sheshelit, Tomisllav Nikolic, dhe disa ministrave të tjerë të qeveris së Serbisë, Kosovës së “pavarur” dhe me “sovranitet të plotë” dhe "vendit më të “sigurt” në rajon"!!!, ia kishte mësyrë në mënyrë spektakolare dhe tejet banditeske, edhe ish kryeministri Serbisë, antishqiptari i përbetuar, Vojisllav Koshtunica.
Madje edhe ai nuk u ndal hiç më larg se te Ura në pjesën veriore të qytetit të pushtuar të Mitrovicës me shumë zhurmë e dalldisje siç di të sillet një pushtues i lazdruar të cilit nuk ka kush ti del përpara!
Por nuk janë vetëm ardhjet e tyre të rrufeshme dhe fjalimet bombastike të funksionarëve serbë në Kosovë, por ajo që shqetëson shqiptarët e hutuar si “qurat në mjegull” të cilët siç po shihet kohëve të fundit veprojnë si të pa kokë, dhe pa asnjë strategji veprimi për kundërvënie, këtij invazioni të çoroditur serb, në shtetin tonë të ri, por të tmerron edhe fakti se këta përveç sjelljes së autobusëve me simpatizues, të cilët bartin pankarta dhe parulla antishqiptare, funksionarët e Serbisë sjellin me vete edhe suitat e tyre bashkë me mbrojtjen e afërt që nga Beogradi, prej nga edhe nisen vijnë.
Madje për të qenë tragjedia kulminante, deri në NËNÇMIM, funksionarët serbë jo vetëm që futen në Kosovë si në bahçe të babës pa pyetur askënd, por ata bashkë edhe me rojet e armatosura, nuk guxon kush ti ndalojë e as kontrolloj,në kufirin shtetëror kosovaro-serb, derisa delegacioni ynë shtetëror, sipas shkrimit në media, gjatë daljes nga Aeroporti i Prishtinës, kontrollohet deri në detaj!
Ardhja e dhunshme e funksionarëve serbë në Kosovë, nuk është vetëm shëti për qejf, por Serbia organizon për të dytën here brenda dy vjetësh të “pavarësisë” së shtetit tone, dhe zgjedhje të dhunshme dhe të paligjshme në Kosovë, të cilat, jerisht nuk ka kush ti ndalë
Koshtunica përveç shëtisë së tij të pa penguar që kishte bërë të dielën, që nga Zveçani e deri në Mitrovicë, ai bashkë me bandën e tij të armatosur deri në dhëmb, ulërinin si kope e ujqërve në pjesën veriore të Mitrovicës duke kërcënuar shqiptarët edhe këtej Urës, të cilët nga frika e ndonjë sulmi të ri, ndoshta do ngriteshin edhe një herë për të ikur nga vatrat e tyre madje edhe nga kjo pjesë e Atdheut, sikur mos ta kishim parë ministrin tonë të Punëve të Brendshme, zotin Bajram Rexhepi i cili na dha "kurajë të madhe" me qëndrimin e tij "stoik"- që trimërisht dhe me duar në xhepa, i çarmatosur edhe nga KOLLARJA, kishte zënë pritën në pjesën jugore të Urës, ndoshta duke llogaritur edhe në më të keqen, kishte hequr edhe KOLLAREN, që në rast sulmi nga pala serbe, të mos djersitej gjatë përleshjes, për ta mbrojtur “Vatanin” “shqiptarisht” në pjesën jugore…..
Në Mitrovicën e ndarë dhe të pushtuar, organizohen zgjedhjet e paligjshme të Serbisë, të cilat do të mbahen të dielën e ardhshme, me 30 maj dhe mu për këtë, Koshtunica sipas shtypit paska vendosur të shëtis disa ditë si në bahçe të babës nëpër Kosovën veriore për të mbajtur edhe një tubim parazgjedhor ditën e hënë në Mitrovicë!
Madje shi për këtë as policia nuk turpërohet të deklaroj hapur se nuk ka qenë e informuar për vizitat e funksionarëve serbë, përveç se kanë informata se ku kanë hyrë ata, por këtë vetëm pas futjes së papenguar të tyre në Kosovë!
Siç duket EULEX-i dhe Bashkësia ndërkombëtare, kaq shumë i kanë frikësuar shqiptarët, sa që jo vetëm i vret në rrugë, siç i vrau UNMIK-u para dy vitesh dy demonstrues shqiptar i kontrollon në vendpunim, në shtëpi e banesa, e deri në Aeroport, madje edhe i detyron që vet ata ti demantojnë këto si të paqena, e deri te fakti se edhe po të dinë diqka, ata vet të deklarohen se as nuk dinë e as nuk kanë parë asgjë…..
Kurse në anën tjetër aq i ka trimëruar kriminelët serbët, sa që shpesh here kur e shofim marrjen e tyre “YRYSHË” në mënyrë të pakontrolluar dhe pa asnjë pengesë nga askush,të shkon mendja se bandat do na futen edhe nëpër shtëpitë tona, me turrin e tyre shkatërrimtar e kriminal.
Qeveria dhe funksionarët tanë me të vërtet është koha e fundit që t’ia tregojnë kufijtë e DURIMIT tonë secilit, si UNMIK-ut me afat të skaduar, ashtu edhe EULEX-it i cili iu bën shumë lëshime të pa lejuara kriminelëve serbë dhe pushtuesve tanë, duke diskriminuar të drejtat tona njerëzore dhe kombëtare.
Tek e fundit nëse udhëheqësit e Kosovës, janë vërtetë të pastër dhe të pa faj, përse gjithë ky hezitim?! Le të deklarohen hapur, madje nëse është nevoja ta thërrasin edhe popullin për mbështetje, ngase shqiptarët janë ata të vjetrit, të cilët në raste të caktuara kur rrezikohet atdheu, dinë ta mbrojnë udhëheqësinë e tyre edhe ashtu siç kanë qëlluar!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?