Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht.
Atmosfera është aq e ndezur, saqë mjafton një shkëndijë që të shpërtheje një luftë e re në Lindjen e Afërt.
Të dielën presidenti amerikan përmes Twitter e kërcënoi Iranin me shkatërrim. Pak orë më parë të panjohur kishin hedhur një raketë katjusha në zonën shumë të siguruar e të njohur si “zona e gjelbër” në Bagdad. Askush nuk u lëndua.
Megjithëse nuk dihej, kush e kreu këtë akt e cili ishte qëllimi i raketës, presidenti Trump e ashpërsoi edhe më shumë retorikën. “Nëse Irani do të luftojë, ky do të jetë fundi zyrtar i Iranit. Mos e kërcënoni kurrë më SHBA-në”.
Sarif hedh poshtë kërcënimin e Trumpit
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohamed Dzhavad Sarif e hodhi poshtë kërcënimin e Trumpit.
Po përmes Twitter ai u shpreh të hënën, se aludimet e Trumpit për “gjenocid” dhe “përbuzjet” nuk do të thonë “fund i Iranit”.
Sarif akuzoi këshilltarin e sigurisë të presidentit amerikan, John Bolton se së bashku me princin trashëgimtar, Mohamed bin Salman dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, duan ta fusin SHBA-në në luftë me Iranin.
“Situata është tejet e tensionuar. Dhe mund ta mendoj shumë mirë, se kjo është kuptuar tek të gjitha qarqet e pushtetit”, thotë në një bisedë telefonike me DW, Fatemeh Govaraie nga Teherani, anëtare e Këshillit të aktivistëve fetarë-nacionalistë të Iranit. “Marrëdhënia mes Iranit dhe SHBA është e tensionuar prej 40 vitesh. Por tani në pushtet në SHBA është një president, veprimet e të cilit janë të paparashikueshme. Probabiliteti që Irani ta provokojë SHBA në këtë situatë nuk është shumë i madh”.
Askush në Iran nuk do luftë
Irani i ka mundësitë t’i hapë telashe si SHBA-së ashtu edhe aleatëve në Lindjen e Afërt.
Në Irak për shembull janë aktivë shumë milicë shiitë, që kontrollohen nga gardat e revolucionit të Iranit.
Nga ana tjetër Govareie është e sigurtë. “Askush tani në Teheran nuk e do një luftë me SHBA.” “Ne nuk e dimë, se çfarë flitet pas dyerve të mbyllura, por gjuha zyrtare është e qartë.”
Edhe Husein Salami, kreu i gardave të revolucionit deklaroi, se Irani nuk synon një luftë në rajon. Në të njëjtën kohë ai përdori tone luftarake. “Dallimi mes atyre (SHBA) dhe neve është, se ata kanë frikë nga një luftë dhe nuk e kanë vullnetin për këtë”, deklaroi gjeneral Salami për agjencinë Fars.
Deklarata e tij erdhi pasi rebelët Huthi në Jemen, që mbështeten nga gardat e revolucionit në Iran deklaruan, se kishin sulmuar me drone disa vende transportimi të naftës në Arabinë Saudite. Në të shkuarën, rebelët Huthi kanë sulmuar disa herë mbretërinë saudite, me gjasë me raketa iraniane- E paqartë është, nëse ata kanë vepruar me porosi të Iranit. Ajo që është e qartë për të gjithë është, se çdo incident në Gjirin Persik mes Arabisë Saudite dhe Iranit rrezikon të shkallëzojë më tej konfliktin.
Krizë pa rrugëdalje?
Ministri i Jashtëm i Iranit, Sarif akuzon disa vende në rajon, se kanë interes për luftë. Kurse qëndrimin e qeverisë në Uashington, para katër ditësh gjatë një vizite në Tokio ai e përshkroi si “të papranueshme.”
Sipas tij, vendi i tij ndjehet ende i lidhur me marrëveshjen atomike dhe ushtron “vetëpërmbajtje maksimale”.
Në bisedë me Deutsche Wellen, Abas Abadi, ish-okupues i ambasadës amerikane, më vonë kritik i regjimit, nga Teherani thotë, se “ajo që e keqëson situatën është prania e njerëzve si John Bolton, që prej vitesh e kërkojnë një luftë me Iranin.” Për të nuk ka rrugëdalje nga kriza. “Në këto kushte nuk ka kuptim të negociosh me SHBA. Nuk ka ndonjë temë për dialog. Presidenti Trump kërkon të negociojë me Iranin për një marrëveshje, që u nënshkrua nga bashkësia ndërkombëtare. Por pa pjesëmarrjen e partnerëve të tjerë të marrëveshjes, të ashtuquajturit 5+1 Irani dhe SHBA nuk do të gjejnë ndonjë zgjidhje. Dhe rreziku i një lufte të re rritet”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A