LAJMI I FUNDIT:

FRESSH proteste para Ministrisë së Brendshme

FRESSH proteste para Ministrisë së Brendshme

Forumi Rinor Eurosocialist (FRESSH) ka nisur të premten në mesditë një protestë para godinës së Ministrisë së Brendshme, për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Lulëzim Basha, të cilin e akuzojnë si përgjegjës për vrasjen e katër qytetarëve në protestën e 21 janarit.

Organizatorët thanë për Telegrafin se do të qëndrojnë deri në mesnatë para Ministrisë së Brendshme, ku kanë vendosur edhe një podium prej nga do të mbahen fjalime.

Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e ministrisë për të shmangur çdo incident.

FRESSH ka deklaruar disa ditë më parë se Basha nuk ka moral për të kandiduar për bashkinë e Tiranës. /Telegrafi/