LAJMI I FUNDIT:

Franca zbulon se një person ka qenë i infektuar me COVID-19 që nga dhjetori

Franca zbulon se një person ka qenë i infektuar me COVID-19 që nga dhjetori

Një spital francez ka ritestuar mostrat e vjetra të pacientëve me pneumoni dhe zbuloi se kishte trajtuar një person me COVID-19 qysh më 27 dhjetor, gati një muaj para se qeveria franceze të konfirmonte rastet e para.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Yves Cohen kreu i shpëtimit në spitalet Avicenne dhe Jean Verdier në periferitë veriore të Parisit, tha se shkencëtarët kanë ritestuar mostrat e 24 pacientëve të trajtuar në dhjetor dhe janar të cilët rezultuan negativë për gripin.

“Nga 24, ne kishim një që ishte pozitiv me COVID-19 më 27 dhjetor”, tha ai të dielën.


Secila mostër u testua disa herë për t’u siguruar që nuk kishte ndonjë gabim, apo keqkuptim, u shpreh Cohen.

Franca e cila tashmë ka humbur 25 mijë persona nga virusi që nga 1 marsi, konfirmoi tre rastet e para të COVID-19 më 24 janar, duke përfshirë dy pacientët në Paris dhe një tjetër në qytetin jugperëndimor të Bordeaux./Telegrafi/