LAJMI I FUNDIT:

Franca u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Pakistani

Franca u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Pakistani

Franca u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të saj në Pakistan të largohen nga vendi përkohësisht mes protestave të dhunshme anti-franceze në të gjithë vendin.

Ambasada e vendit në Pakistan paralajmëroi për “kërcënime serioze ndaj interesave franceze në Pakistan”, duke thënë që protestat po rriteshin në të gjithë vendin.

Dy oficerë policie vdiqën këtë javë në përplasje të reja me protestuesit, transmeton Telegrafi.


Protestat u ndezën muaj më parë pasi Franca mbrojti të drejtën për të shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed, raporton bbc.

Në tetor të vitit të kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron mbrojti me forcë lirinë e shprehjes pas prerjes së kokës të një mësuesi që tregoi karikatura të tilla gjatë një diskutimi në me nxënësit në shkollë.

Kjo nxiti zemërimin në pjesë të botës myslimane, përfshirë Pakistanin, ku kishte thirrje për bojkot të mallrave franceze.

Paraqitjet e Profetit Muhamed konsiderohen gjerësisht si tabu në Islam dhe konsiderohen tepër fyese nga myslimanët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori