LAJMI I FUNDIT:

“Franca nuk e vë në dyshim perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”

“Franca nuk e vë në dyshim perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”

Parisi zyrtar nuk e vë në dyshim perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, thotë sekretarja e Francës për Evropën Amelie de Montchalin.

Montchalin thotë se Franca dëshiron të jetë e sigurt se kushtet e vendosura për negociatat do të përmbushen dhe se vetë procesi do të dëshmojë të jetë i dobishëm dhe me rezultate të mira në terren sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo këto komente i bëri në Zagreb, pas një takimi me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, për vendimin e Parisit për të mos mbështetur hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.


“Franca ka një qëndrim të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ajo është angazhuar për shumë vite dhe nuk e vë në dyshim. Ne thjesht duam të sigurohemi që kushtet e përcaktuara për hapjen e negociatave do të përmbushen,” tha Montchalin, njofton KP.

Sipas saj, procesi i negociatave nuk është thjesht plotësimi i një pyetësori dhe nuk është vetëm një proces ligjor dhe administrativ, por një proces që sjell “vlera të shtuara evropiane në terren”.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori