LAJMI I FUNDIT:

FR-Lëvizja Besa: Isuf Qamili zgjidhet “Deputeti më i suksesshëm” (Foto/Video)

FR-Lëvizja Besa: Isuf Qamili zgjidhet “Deputeti më i suksesshëm” (Foto/Video)

Forumi Rinor i Lëvizjes Besa ka ironizuar deklaratat e Ali Ahmetit duke e shpallur Isuf Qamilin ”Deputeti më i suksesshëm”. FR-Lëvizja Besa ka zhvilluar një aktivitet para Parlamentit të Maqedonisë ku ka ndarë ”lëvdatën”, për Isuf Qamilin njofton Telegrafi Maqedoni

”Në të vërtetë, Isuf Qamili ka merita të mëdha në historinë parlamentare të Maqedonisë, sepse përveçse ka qenë deputeti më aktiv – duke marrë pjesë në të gjitha seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve, ai do të mbahet mend edhe si deputeti më këmbëngulës në grupin e tij parlamentar. Kështu sa herë shokët e tij e votonin shpërbërjen e Kuvendit, ishte Isuf Qamili ai që bënte çmos që Kuvendi përsëri të mblidhet. Madje, edhe kur vetë premtonte me betime deri në qiell se “zgjedhjet do të mbahen më 24 prill” dhe pastaj “zgjedhjet do të mbahen më 5 qershor”, si Isuf Qamil që është, ai përsëri e thyente premtimin dhe kthehej në këtë Kuvend.
Për këtë arsye, për shkak të meritave të larta në ndërtimin e demokracisë parlamentare në Maqedoni, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në mbledhjen, rimbledhjen dhe trimbledhjen e Kuvendit të Republikës, sot – më 19.05.2016 – Forumi Rinor i Lëvizjes BESA vendosi ta nderojë me mirënjohjen “Deputeti më i suksesshëm” pikërisht Isuf Qamilin.”
”Duke e respektuar gjuhën zyrtare të Republikës së Maqedonisë, për çka ka kontribuar edhe vetë “Deputeti më i suksesshëm”, mirënjohjen e kemi përgatitur në gjuhën zyrtare dhe atë do ta lexojmë para jush.” thonë nga FR-Lëvizja Besa./Telegrafi/

Isuf Qamili 1