Veterani i fotografisë së rrugëve, GODLIS (David Godlis), ka kap anarkinë dhe humorin e jetës së përditshme të Nju-Jurkut, që në vitet ’70 të shekullit të kaluar. Libri “Godlis Streets”, i publikuar nga shtëpia botuese “Reel Art Press”, i dedikohet punës së tij. Më poshtë janë fotot më unike të tij, transmeton Telegrafi.
“Wall Street, 1987”: Lustrimi i këpucëve jashtë varrezave të Kishës së Trinitetit. Pavarësisht nga pamja e këtyre personave, askush nuk më tha gjë. Të gjithë janë të zënë në këtë qytet. Kush e dinte nëse ishte i vërtetë ndonjë nga titujt e mëdhenj të tabloidëve njujorkezë të viteve ‘80, por për t’ia shtuar shijen fotove të mia i kërkoja “lajmet” më të mira.
“New York City, 1979”: Vitet ‘70 paraqesin ditët më të çuditshme për reklama. Por, si mund të mos e bësh këtë foto? Nuk është e lehtë të jesh shenjtor në qytet.
“Veselka, the East Village, 1982”: E bërë nga dritarja e asaj që dikur ishte lokal ushqimi – i quajtur “Veselka”. Paramendo habinë time kur katër vjet më vonë e mora një letër me postë, nga Britania e Madhe, të vajzës në këtë foto. Ajo më gjeti pasi e ka parë njoftimin në një galeri lokale. Kjo ishte jeta para internetit. U befasova shumë kur zbulova se ajo dhe shoku i saj kishin pasë një debat të ashpër. Mendova se po argëtoheshin. Dhe, po, ia dërgova asaj një kopje. Në fakt, kohët e fundit e kontaktova atë – në internet – për t’i thënë se fotoja do të jetë në këtë libër.
“Times Square, 1980”: Kjo temë vazhdon të rritet me kalimin e viteve, ndoshta duke arritur kulmin në vitin 2020 me gjendjen aktuale në Amerikë. Ai e pa një ëndërr vs kllounit Ringo!
“New York City, 1980”: Më pëlqen të përfshij fjalët në fotografitë e mia. Në këtë janë pothuajse biblike. Duke ndjekur këta të dy poshtë shkallëve të metrosë, i imagjinoja tek thoshin: ‘Pra është koha e pastaj është jeta”.
“New York City, 1983”: Zakonisht fotografoj shpejt, kështu që askush nuk më vëren. Kjo grua, syzet e diellit të së cilës përputhen në mënyrë të përsosur me syzet 3D pas saj, po shikon paradën e Ditës së Shën Patrikut në Nju-Jork. Kështu që pjesa më e madhe e veprimit është prapa. Ajo që dua ta dini është se xhaketa e saj është e gjelbër, sepse unë fotografoj në bardhezi. Ishte i madhi Robert Frank që tha: “E zeza dhe e bardha janë ngjyrat e fotografisë”.
“Metropolitan Museum, 1976”: Për të bërë këtë fotografi duhet të jeni pak me fat dhe ta keni si tatu në tru shenjën “Mos pengoni”. Fotografi Lee Friedlander një herë tha: “Nuk keni pse të shkoni të kërkoni fotografi. Dilni dhe fotografitë po ju shikojnë”.
“Times Square, 1976”: Uniforma e vjetër e policisë. E bën një shkrepje, thua diçka dhe largohesh. Ditë të mbarë polic.
“St Marks Place, 1980”: Në zemër të pankut të viteve 1970-’80. Në sfond me grafitin SAMO nga Jean-Michel Basquiat, këto vajza janë ulur në shkallët e një ndërtese që dikur i përkiste Alexander Hamilton-it. Anarkia në ShBA.
“Times Square, 1979”: Siç thashë, fotot i bëj shpejtë, me kamerë të paravendosur teksa eci në mënyrë që të mos humbas asgjë. Nuk di çfarë ndodhte këtu, apo nëse situata ishte vërtet kaq dramatike sa duket në fotografi. Nju-Jorku është qytet shumë i zënë. Por, jam i sigurt se dikush u kujdes për këtë fëmijë.
“Statue of Liberty, 1974”: E bërë në pranverën e vitit 1974, në kabinën e informacionit poshtë Statujës së Lirisë, pikërisht në mes të skandalit “Watergate”. E bëra në dritë të dobët që mos vërehem. Gjashtë muaj më vonë, në gusht, presidenti Richard Nixon do të jepte dorëheqjen. Ky është suveniri im. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!
Historia e hitit të parë të Kate Bushit
Teaoria pellazge, Skënderbeu i kulturës e Renesancës dhe vula sekrete e tij
Të lexuarit
Fjalë të urta popullore: Mos i beso burrit që qan, kalit që djersitet dhe gruas që betohet!
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!