Për një kohë të gjatë, piktori italian Amadeo Modigliani pikturonte portretin e së shoqes, pa sytë. Në formë ata ishin aty, pjesë e fytyrës, por nuk kishin as ngjyrë e as shprehi.
“Do të t’i pikturoj, kur të të njoh shpirtin”, sikurse bëri në një nga punimet e tij të fundit përpara vdekjes. “Meritat e shpirtit” nuk ishin të rëndësishme vetëm për të, e as vetëm për pikturën. Fotografia është një tjetër formë e artit që sipas më të mëdhenjve duhet të përcjellë doemos shpirtin. Me këtë gjë, fotografi me famë ndërkombëtare, Oliviero Toscani, u has që në vitet e para të punës së tij. “Ju lutem, mos më fotografoni. Kështu ju më vidhni shpirtin”, dëgjonte t’i thoshin subjektet në fillimet e tij. Kështu, nisi të mësonte… Deri sa një fotografi “pa shpirt”, sot, Toscani nuk e konsideron.
Olivero, bashkë me sigurinë e përvojës e emrit të tij, mbërriti dje pasdite në kryeqytetin shqiptar, në kuadër të projektit italian “Ditët e fotografisë italiane në Tiranë”, një bashkëpunim ky ndërmjet Institutit Italian të Kulturës dhe EJAlbum, distributor ekskluziv i Album Epoca e Photosì në Shqipëri. Ky është takimi i dytë i këtij lloji, pas atij me Ferdinando Scianna-s, një tjetër emër i suksesshëm i fushës. Më shumë sesa gazetarë e media të interesuara rreth aktivitetit, ishin fotografët. Ky është edhe njëri ndër qëllimet e këtyre takimeve, që përvoja e fotografëve të mëdhenj të shërbejë si mësim për ta. Dhe vërtet, nga Toscani, kishe ç’të mësoje. “Të jeni të sigurt se ato që ju quani fotomedelë sot, janë të zbrazur, e kanë humbur shpirtin nga të fotografuarit. Ju u kushtoni shumë rëndësi fotografive artistike, ato janë krejt bosh. Fotografia s’ka asnjë lidhje me pikturën. Ajo është memoria e njerëzimit, ajo na ka treguar për Aushvicin, na tregon për luftërat, për cunamet. Nëse do të ekzistonte fotografia, Bibla nuk do të perceptohej e as do të kishte ndikim te njerëzit siç ka sot. Një fotografi që nuk shërben për asgjë, është fotografi artistike”. Me të thënë këto, në sallën “Nënë Tereza”, te Instituti Italian i Kulturës, ku zhvillohej aktiviteti, duket se ra heshtja. Fundja të gjithë të pranishmit kanë përvojë vetëm në zhanrin që Toscani i konsideronte “fotografi të boshatisura”, sado që ai për këtë ishte aty, për të evidentuar vlerën e fotografisë sipas tij.
Oliviero Toscani, djali i fotoreporterit të parë të “Corriere della Sera”, ka lindur në Milano, në vitin 1942 dhe ka studiuar për fotografi dhe arte grafike në Universitetin e Arteve të Zyrihut nga viti 1961-1965. Siç e pohoi vetë, shkolla nuk ka shkuar fare mirë për të, përjashtime, probleme.. Martesa ka qenë gjithashtu një lëmsh i madh, disa gra, disa fëmijë…. Por, kjo është të jetosh. Po të mos ishte kështu, nuk do të kisha jetuar. Të rinjve sot po u hapim shumë probleme, duke u dhënë mirëqenie. Mos kini frikë që të keni frikë”, vijoi Toscani, ndërsa thuajse shpërfillte interesin e fotografëve kur e pyesnin për fotografitë e tij që kanë thyer tabu. “Unë nuk kam tabu, nuk e di ç’konsideroni ju tabu. Unë fotografoj atë që shoh, atë që më intereson për ta memorizuar në kohë. Është tjetër gjë se si i interpretoni ju puthjet e politikanëve apo se si e shihni përfshirjen e njerëzve të racave të ndryshme në reklama publicitare. Ky është problemi i masës, jo i imi”, ka vijuar Toscani.
Fotografi
I njohur në botë si forca krijuese prapa emrave të gazetave më të famshme dhe markave të botës, ka krijuar imazhin e korporatave dhe fushatave publicitare ndër vite për Esprit, Chanel, Robe di Kappa, Fiorucci, Prenatal, Jesus, Inter, Snai, Toyota, Ministrinë e Punës, të Shëndetësisë, Artemide, Woolworth dhe të tjerë. Kohët e fundit ka bashkëpunuar me Ministrinë e Mjedisit dhe të Shëndetësisë, me rajonin e Kalabrisë, me Fondacionin Umberto Veronesi dhe ka bërë fushata në interes të shoqërisë dhe angazhimit social kushtuar sigurisë rrugore, anoreksisë, dhunës ndaj grave dhe qenve endacakë. Si një fotograf mode ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon ende me revista të tilla si Elle, Vogue, GQ, Harper’s Bazaar, Esquire, Stern, Liberation dhe shumë botime të tjera nëpër botë. Nga viti 1982 deri më 2000, ka krijuar imazhin, identitetin, strategjinë e komunikimit dhe praninë online të “United Colors of Benetton”, duke e kthyer atë në një prej markave më të njohura në botë. Në vitin 1990 ka krijuar dhe drejtuar “Colors”, gazetën e parë globale në botë dhe në vitin 1993 ka ideuar dhe drejtuar “Fabrica”, qendrën kërkimore të krijimtarisë në komunikimin modern. Nga viti 1999 deri 2000 ka qenë drejtori krijues i revistës “Talk Miramax” në Nju Jork të drejtuar nga Tina Brown. Toscani ka qenë një nga themeluesit e Akademisë së Arkitekturës në Mendrisio, ka dhënë lëndën e komunikimit vizual në universitete të ndryshme dhe ka shkruar libra për komunikim. Pas gati pesë dekadash risie editoriale, reklamash, filmash dhe televizioni, tani i është përkushtuar krijimtarisë së komunikimit të aplikuar në media dhe prodhon projekte editoriale, libra, programe televizive, ekspozita dhe shfaqje. Që nga viti 2007, Oliviero Toscani ka filluar projektin “Razza Umana”, projekt fotografie dhe videoje mbi morfologji të ndryshme dhe kushte njerëzore, për të përfaqësuar të gjitha shprehjet, karakteristikat fizike, somatike, sociale dhe kulturore të njerëzimit, duke prekur më shumë se 100 komuna të Italisë, Izraelit, Palestinës, Japonisë dhe për Kombet e Bashkuara, Guatemalën. Ka fituar çmime të shumta (katër Luanë të Artë, Çmimin e Madh të UNESCO-s, dy Grand Premio d’Affichage, “creative hero” të Saatchi & Saatchi dhe çmime të shumta të Art Directors Club në të gjithë botën). Akademia e Arteve të Bukura në Urbino-s e ka nderuar me çmimin “Il Sogno di Piero”, Akademia e Arteve të Bukura në Firenze me titullin e “Accademico d’Onore”. Oliviero Toscani është anëtar nderi i Komitetit Leonardo dhe i European Academy of Sciences and Arts. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Viti 1998: Thyerja e miteve nga Malcolmi dhe parashikimi i tij për Kosovën

Përsëri, për gratë...

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Historia e artit, përmes shtatë ngjyrave

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa