LAJMI I FUNDIT:

Formohet Partia Socialiste e Moderuar

Formohet Partia Socialiste e Moderuar

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane ka vendosur pranimin e kërkesës dhe regjistrimin si person juridik të partisë “Partia Socialiste e Moderuar” në Regjistrin e Partive Politike pranë kësaj Gjykate, me akronimin PSM. Kryetar i PSM është zgjedhur Gjergji Koja, konfirmuan për Telegrafin burime zyrtare.

Disa nga anëtarët e Kryesisë së PSM janë Nazmir Bilani – Sekretar o Përgjithshëm, ish-deputet i PS; Pandi Sare – Kryetar i Njësisë Bashkiake nr.7, Tiranë; Ilir Kokona – Kryetar i Njësisë Bashkiake nr.3, Tiranë; Elida Tepelena – ish-deputete e PS; Lindita Spaho – Presidente e Federatës së Dancit Sportiv, Tiranë; Neritan Kurteshi; Gezim Lahi – ish sekretar i PS, Shkodër dhe ish-Drejtor i KESH, Shkodër; Admir Xhani – Njësia Bashkiake nr.6, Tiranë; Kujtim Musi – ish-Kryetar i Organizatës së PS, Njësia 4, Tiranë; Elion Semanaj – avokat dhe të tjerë.

PSM formohet si një parti e qendrës së majtë në Shqipëri dhe përbëhet nga ish- eksponentë dhe anëtarë të Partisë Socialiste. Kjo parti i bashkohet mozaikut politik të spektrit të partive të majta në Shqipëri dhe konceptohet si një kontribuese domethënëse në ridimensionimin e votave të elektoratit për të majtën shqiptare. /Telegrafi/