Ideja që në fazën e tretë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Kosova të ketë përfaqësim të formatit gjithëpërfshirës nga të gjitha partitë politike, të tipit të “Ekipit të Unitetit” – siç ka qenë edhe në bisedimet e Vjenës – në esencë paraqet pranim të mossuksesit të përfaqësuesve zyrtarë të përfshirë në dialogun me Serbinë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.
Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, dy ditë më parë, para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, ka theksuar se “duhet të ketë konsensus mes të gjitha partive politike dhe të shkohet në këtë fazë, pasi që edhe Brukseli ka thënë se ky dialog nuk mund të zgjas aq sa ka zgjatur”.
Politologu Belul Beqaj, profesor i Shkencave Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se vet fakti se ka insistim që të ketë një format tjetër përfaqësimi në fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë në Bruksel, shpërfaqë mossuksesin e deritashëm në këtë proces.
“Fakti që po insiston dikush që ka qenë bartës i dialogut, faktikisht po tregon që është ballafaquar me pengesa, të cilat nuk është në gjendje për t’i tejkaluar. Sikur të kishte qenë i bindur se këto pengesa mund të tejkaloheshin, atëherë do ta vazhdonin pa u konsultuar, pa kërkuar ndihmë dhe pa e propozuar ‘grupin e unitetit’”, ka thënë Beqaj.
Ai ka shtuar se nëse eventualisht kërkohet një mundësi e re për ndryshime kualitative, atëherë nuk bëhet fjalë vetëm për çështjen e përfaqësimit, ndonëse edhe përfaqësimi i freskuar në mënyrë kualitative dhe të ekspertizës mund të ketë një peshë specifike.
Sipas tij, suksesi varet prej segmenteve tjera, sikurse qasja e parlamentarëve në kuptimin e mbikëqyrjes së tërë procesit.
Beqaj ka theksuar se dokumenti i prezantuar nga ministrja Tahiri është që nga viti 2014, por të cilin deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë parë deri më tash.
Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, profesor në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se procesi i dialogut në Bruksel është përshkuar me gabime të mëdha, për shkak të të cilave nuk ka pasur efekte pozitive në jetën e qytetarëve.
Ky proces, sipas tij, është parë si një akt burokratik, i cili më shumë i shkon për shtati Brukselit dhe Beogradit sesa Prishtinës.
“Tash, në momentin kur ka ardhur koha që të bëhet një bilanc i dialogut, kërkohet një strategji dalëse dhe një largim i përgjegjësisë. Kjo deklaratë e Edita Tahirit, më shumë është një tendencë për ta relativizuar fajin edhe të Qeverisë së Kosovës, e cila ka përfituar shumë pak nga këto bisedime. Në fakt, nuk ka bërë ndonjë hap madhor drejt BE-së apo drejt liberalizimit të vizave, si shpërblim për pjesëmarrjen në këto bisedime”, ka thënë Muhaxhiri.
Profesor Beqaj vlerëson se ideja për një format gjithëpërfshirës të delegacionit të Kosovës në dialogun në Bruksel del edhe si rezultat i problemeve brenda korpusit të faktorëve politik të Kosovës. Por, sipas tij, duhet parë edhe anën tjetër, Beogradin.
“Në anën tjetër, ne kemi sot një qasje absolutisht mohuese karshi këtij procesi, pikërisht për dokumentin i cili është prezantuar, që nënkupton edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pra, dialogu nuk mund të trajtohet në mënyrë objektive, nëse ne ndoshta mund t’i eliminojmë problemet e brendshme në Kosovë, pa i pasur parasysh edhe reagimet që vijnë nga Beogradi.”
“Prandaj, nëse e lidhim çështjen që ka të bëjë me ne dhe raportin e problemit me Beogradin, mendoj se jemi në një pozicion shumë më të vështirë sesa që ka qenë deri më tash procesi i dialogut”, ka thënë Beqaj.
Por, profesor Muhaxhiri thotë se çështja e ndryshimit të formatit të përfaqësimit në dialogun e Brukselit nuk varet fare nga palët në dialog, por nga lehtësuesi, që në këtë rast është Bashkimi Evropian.
“Në fakt, ndryshimin e formatit të dialogut mund ta bëjë vetëm BE-ja, sepse as Beogradi e as Prishtina nuk e kanë këtë fuqi. Prandaj, edhe deklaratat e Edita Tahirit mund të kenë peshë vetëm nëse ato janë në koordinim me Bashkimin Evropian. Nëse ato janë vetëm deklarata të Edita Tahirit, atëherë ato janë vetëm për konsum të brendshëm, sepse është e pamundshme që Prishtina ta diktojë agjendën e këtyre bisedimeve”, thotë Muhaxhiri.
Njohësit e zhvillimeve politike kanë vlerësuar se më shumë se sa në ndryshimin e formatit për dialog, Qeveria e Kosovës do të duhej të fokusohej në zbatimin konkret dhe nxjerrjen e rezultateve pozitive nga marrëveshjet e deritashme. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Afat pas afati, premtimet që nuk u mbajtën për rrugën Prishtinë – Podujevë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2023-08-08-120813-720x391-1-380x233.png)
Afat pas afati, premtimet që nuk u mbajtën për rrugën Prishtinë – Podujevë
![Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/suedi-380x233.jpg)
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
![Vdekja e Frosinës, Kambovski: Nesër formohet Komision për shqyrtimin e dosjeve të Vasil Jovanovit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/protest-za-tragedijata-na-frosina-380x233.jpg)
Vdekja e Frosinës, Kambovski: Nesër formohet Komision për shqyrtimin e dosjeve të Vasil Jovanovit
![Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-MANDLL-780x439.jpg)
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/02/Edward-Joseph-e1660076327395-780x439.jpg)
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në
![Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-2-780x439.jpg)
Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit
![Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-05T174233.071-780x439.jpg)
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi
![Kompania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/472221003_122104395272707389_3705278288575400535_n-780x439.jpg)
Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?