Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ndaj një Kombëtareje modeste si Lihtenshtejni, kuqezinjtë natyrshëm do të përqendroheshin totalisht në fazën ofensive.
Trajneri i ri, Christian Panucci, i cili ndoshta e ndien veten me fat që në debutimin e tij do të ketë përballë një skuadër që ka katër vite pa arritur fitore, ka menduar të përdorë variantin taktik 4-3-3.
Deri dje dilemat për formacionin kanë qenë të mëdha, pasi vareshin edhe nga gjendja e sulmuesit Armando Sadiku.
Në seancën e fundit në “Elbasan Arena”, bomberi kuqezi u stërvit i diferencuar. Burime të “Panorama Sport” pranë stafit teknik kanë bërë të ditur se gjasat janë që ai të ruhet për ndeshjen me Maqedoninë.
Edhe pse viroza që e kishte kapur tashmë mund të quhet e kaluar, trajneri Panucci nuk dëshiron që Sadiku të përkeqësojë gjendjen. Në këto kushte, pritet që sulmuesi ta nisë nga stoli, por edhe për këtë do të vendoset pak orë para ndeshjes, pasi mund të mos grumbullohet fare.
Një ide është që të jetë në stol dhe, në varësi të rezultatit, gjithnjë në rast se Shqipëria has probleme me Lihtenshtejnin, ai të hidhet në fushë. Gjithçka mbetet për t’u parë, në një kohë që Panuçi e ka bërë tashmë zgjedhjen për sulmin.
Vendin e Sadikut në majë pritet ta marrë Azdren Llullaku, i cili shikohet nga italiani si më i përshtatshmi për të bërë rolin e qendërsulmuesit. Si për ironi të fatit, këtë herë mungojnë tre sulmues të mirëfilltë si Sadiku, Balaj dhe Cikalleshi.
TË TJERËT – Etrit Berisha do të jetë titullar në ndeshjen ndaj Lihtenshtjenit. Pas dy takimeve të nisura nga minuta e parë kundër Italisë dhe Izraelit, Thomas Strakosha do të ulet në stol. Panuçi i ka besuar eksperiencës më të madhe që ka portieri i Atalantës, edhe pse ai i Lacios po kalon një moment të shkëlqyer në kampionatin italian.
Katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Hysaj në të djathtë dhe Agolli në të majtë. Në qendër e vetmja dilemë është nëse në krah të Mavrajt do të luajë Ajeti apo Gjimshiti. I pari është më i avantazhuar, por kjo mbetet për t’u parë.
Në mesfushë, në rolin e një shkatërruesi do të jetë Abrashi, ndërsa Basha dhe Memushaj do të ndërtojnë gjithçka. Nga krahët e sulmit Panuçi ka preferuar Roshin dhe Grezdën. Ndërkohë, ndryshimi i madh është që në krahasim me De Biazin, Panuçi nuk e preferon Kukelin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?