LAJMI I FUNDIT:

Forcat ukrainase po vazhdojnë të sulmojnë suksesshëm, së fundmi goditën tri qendra komanduese dhe pesë depo municionesh ruse

Forcat ukrainase po vazhdojnë të sulmojnë suksesshëm, së fundmi goditën tri qendra komanduese dhe pesë depo municionesh ruse

Njësitë e forcave raketore dhe artilerisë së Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës kanë goditur të enjten tri qendra komanduese dhe pesë depo municionesh të Rusisë.

Këtë e ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës përmes një postimi në Facebook, transmeton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë sipas tyre, deri në ora 18:00 e datës 17 nëntor, rusët ndërmorën pesë sulme ajrore dhe 25 sulme raketore, duke përdorur raketahedhës të shumtë më shumë se dhjetë herë.


Pushtuesit rusë, duke shkelur normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare, ligjet dhe zakonet e luftës, sulmuan me raketa infrastrukturën civile në Dnipro dhe Odesa, Balakleia në rajonin e Kharkiv, Vilniansk në rajonin Zaporizhzhia, Nikopol në rajonin Dnipropetrovsk dhe Ochakiv në rajonin e Mykolaiv.

Veç kësaj, sipas informacioneve të detajuara, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës sot rrëzuan dy raketa lundrimi, dy raketa ajrore të “dirigjuara” dhe pesë mjete ajrore pa pilot Shahed-136 në drejtime të ndryshme.

Gjithashtu, sipas raportit, në Rusi po përgatitet një projektligj, i cili parashikon legalizimin e rekrutimit për shërbimin ushtarak nga pranvera e vitit 2023 për qytetarët e Ukrainës që jetojnë në territoret e pushtuara përkohësisht dhe kanë marrë pasaporta ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Botë
Kalo në kategori