LAJMI I FUNDIT:

Forca të shumta policie në mbrojtje të selisë së PD, reagon Këlliçi: Lërini provokimet e ulëta, nuk i shërbejnë askujt

Forca të shumta policie në mbrojtje të selisë së PD, reagon Këlliçi: Lërini provokimet e ulëta, nuk i shërbejnë askujt

Pas pamjeve se policia ishte vënë në gatishmëri në rast se ndodh ndonjë skenë përplasjeje mes mbështetësve të ish kryeministrit Sali Berisha dhe Lulzim Bashës, ka reaguar edhe Belind Këlliçi, drejtuesi i Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërheqë trupat e policisë nga pozicionimet sepse selia e PD nuk ka nevojë të mbrohet sepse ka dy rojet e saj që mjaftojnë.

Forca të shtuara policore rreth selisë së PD-së
Lexo po ashtu Forca të shtuara policore rreth selisë së PD-së

Këlliçi e quajti këtë lëvizje të Policisë së Shtetit si provokim shumë të ulët ndaj demokratëve.


“Kam një thirrje të sinqertë drejtuar Ramës. Jemi informuar se makina të tëra policie dhe automjete të tjera të Policisë së Shtetit ndodhen rreth selisë së PD. I bëj me dije kryeministrit se nuk ka nevojë të mbrohet PD nga asnjë forcë e Policisë së Shtetit se mjaftojnë vetëm dy rojet e PD, Papi dhe Iliri dhe e mbrojnë vetë selinë e PD. PD është e demokratëve dhe le t’i lënë këto provokime të ulëta se nuk i shërben kurrkujt kjo gjë”, tha Belind Këlliçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori