int(1) Fond për zhvillimin e bujqësisë - Telegrafi - Telegrafi Fond për zhvillimin e bujqësisë - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Fond për zhvillimin e bujqësisë

Fond për zhvillimin e bujqësisë

“Ky fond do të jetë në shërbim të prodhuesve dhe bujqësisë, në shërbim të njerëzve të Kosovës”, tha Thaçi, i bindur se donatorët strategjik do ta përkrahin këtë nismë. Ndërsa Qeveria, siç tha kryeministri, do të marrë përgjegjësitë dhe pjesën e riskut që i takon.

Kryeministri Hashim Thaçi dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, deklaruan të mërkurën, se në Kosovë ekziston një stabilitet i qëndrueshëm ekonomik e financiar, pavarësisht krizës globale financiare, ndërkaq u dakorduan për formimin e një fondi të veçantë për ndihmuar bujqësinë kosovare.

“Edhe pse është viti më i rëndë sa i përket krizës financiare, ne jemi të sigurt se Kosova do ta ruajë trendin pozitiv të zhvillimit ekonomik. Jemi në konsultim edhe me FMN dhe Bankën Botërore, me mekanizmat tjerë përkatës ndërkombëtarë dhe me hapat që kemi ndërmarrë mund të them se Kosova është nga shtetet më së paku të ndikuara në rajon, sa i përket krizës”, tha Thaçi.

Përfaqësuesi i ProCerit Bankës, Philip Sigwart e quajti të qëndrueshme gjendjen në sistemin bankar. “Sistemi bankar po vazhdon të përmbushë detyrën e tij për financimin e bizneseve në Kosovë”, tha ai, sipas të cilit, duhet menduar për mënyrat e financimit të sektorit të bujqësisë.


Ndërsa Hashim Rexhepi, drejtor i Bankës Qegrafindrore tha se janë marrë të gjitha veprimet dhe masat për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe stabilitetit e sistemit bankar të Kosovës.

“E informuam se sistemi bankar i Kosovës vazhdon të jetë stabil dhe të ketë rritje të mëtejshme…,ndikimet e krizës financiare dhe ekonomike ndërkombëtare në sistemin bankar të Kosovës, ndërkaq nuk janë duke u ndier dhe sistemi bankar i Kosovës është duke ecur në rrugën e tij të qëndrueshme”, tha Rexhepi. /telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Ekonomi
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Kalo në kategori