LAJMI I FUNDIT:

FOL ‘08: Sejdiu nuk përfaqëson unitetin e popullit

FOL ‘08: Sejdiu nuk përfaqëson unitetin e popullit

Aksioni Qytetar “FOL ’08” ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit Fatmir Sejdiu në Kuvendin e Kosovës, duke ia kujtuar atij shkeljet e vazhdueshme që është duke i bërë presidenti ndaj aktit më të lart juridik të vendit, Kushtetutës.

Kjo organizatë i rikujton presidentit Sejdiu se nuk përfaqëson unitetin e popullit duke qëndruar në proces të “ngrirë” edhe si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Sejdiu në këtë mënyrë nuk garanton funksionimin demokratik të institucioneve derisa si president jep shembullin më të keq për shkeljen e Kushtetutës”, thuhet në komunikatë. /ktv/