LAJMI I FUNDIT:

FOL ’08 kërkon funksionalizimin e Sekretariatit të KQZ-së

FOL ’08 kërkon funksionalizimin e Sekretariatit të KQZ-së

Aksioni qytetar FOL’08 i konsideron të pakuptimta deklaratat e presidentit, kryeministrit dhe partive opozitare për mbajtjen e zgjedhjeve përderisa ka më shumë se një vit që është bllokuar zgjedhja e kryeshefit ekzekutiv të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Ky institucion – sipas FOL ’08, është organi kyç për organizimin e zgjedhjeve.

“Zgjedhjet e ardhshme, të parat në Kosovën e pavarur, janë test i vërtet për demokracinë e vendit. Është e domosdoshme që institucionet dhe partitë politike të mbështesin funksionalizimin e Sekretariatit të KQZ-së”, theksohet ndër të tjera në komunikatën e kësaj organizate.

Aksioni qytetar FOL’08 kërkon nga Kuvendi i Kosovës të jetë garantues i pavarësisë së Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe partitë politike të mos i politizojnë institucionet e pavarura.


“Rikujtojmë se FOL’08 më 21 shtator 2008 ka reaguar ndaj vonesave në emërimin e Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të KQZ-së për shkak se shtyrjet kanë dëmtuar këtë institucion dhe janë indikacion i rëndësishëm i ndërhyrjeve politike në këtë emërim. Për më shumë, edhe raporti i fundit i OSBE-së ka alarmuar mungesën e kapaciteteve teknike dhe njerëzore të KQZ-së për ti organizuar zgjedhjet e ardhshme”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori