Në Shqipëri vazhdon të rritet numri i vizitorëve të huaj që po vizitojnë zonat malore në veri të vendit si dhe qendrat historike. Vetëm gjatë muajit tetor Shqipërinë e vizituan 9 përqind më shumë turistë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Operatorët turistike vazhdojnë të ndeshen me vështirësi për sigurimin e fuqisë punëtore, kjo për shkak të emigracionit dhe mundësive të kufizuara të shkollave profesionale dhe universiteteve për të përgatitur punonjës të kualifikuar dhe specialistë për sektorin turistik.
Edhe pas përfundimit të sezonit turistik veror, Shqipëria vazhdon të vizitohet nga një numër i madh vizitorësh të huaj, sidomos në zonat malore në Veri të vendit si dhe qendrat historike. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit tetor, Shqipëria u vizitua nga rreth 762 mijë vizitorë të huaj duke shënuar një rritje prej më shumë se 9 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ekspertët e fushës thonë se, ndërsa fluksi i vizitorëve të huaj pritet të rritet, kërkohet që bizneset të përgatiten për gjetjen dhe trajnimin e stafeve, pasi, për shkak të emigracionit, gjatë dy viteve të fundit janë ndeshur me vështirësi për sigurimin e fuqisë punëtore.
Drejtoresha e Zyrës Rajonale të Punësimit në Shkodër, Rozafa Zmijani, thotë se aktualisht janë të regjistruara 530 vende të lira pune, por ato, në pjesën më të madhe, nuk i përgjigjen nevojave të sektorit turistik.
“Kemi pasur shumë oferta vendesh të reja pune gjatë periudhës së sezonit, oferta që tani janë më në ulje, por nuk kemi arritur të plotësojmë nevojat me fuqi punëtore. Duhet të jemi realist. Vazhdojmë të kemi të njëjtin problem në lidhje me kërkimin e punëtorëve në momentin e nisjes së sezonit, përgatitjen e bizneseve që të bashkëpunojnë me ne, me qendrat e formimit profesional, me universitetin, në mënyrë që të jenë të përgatitur para sezonit”.
Ekspertët thonë se, mundësi e mirë për të mbështetur me fuqi punëtore dhe specialistë sektorin turistik janë shkollat profesionale dhe universitetet. Por, thotë drejtuesja e departamentit të turizmit në Universitetin e Shkodrës, Alkida Hasaj, edhe ato kanë kapacitete të kufizuara përballë nevojave në rritje që ka tregu turistik.
“ Tregu ka shumë nevojë për kuadër të kualifikuar. Çdo ditë e më tepër ne shikojmë kërkesa nga biznese të ndryshme, por edhe organizata, që kërkojnë stafe të kualifikuara dhe, normalisht, kjo i jep përparësi studentëve tanë që mbarojnë bachelor-in apo masterin në fushën e turizmit, që ata të punësohen pranë këtyre bizneseve. Normalisht, këto mund t’i mbështesin në nivel drejtuesish, sepse kanë ekperiencë të mirë dhe njohuri të mira”.
Studentët që përfundojnë studimet në degën e turizmit, thotë profesoreshë Hasaj, janë një mundësi e mirë për trajnimin e punonjësve të tjerë të pakualifikuar, të cilët përfshihen në sektorin turistik për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.
“ Aktualisht kemi rreth 200 studentë që ndjekin degën e turizmit në nivel bachelor ashtu edhe master si dhe kemi edhe dhjetë studentë të nivelit të doktoraturës, pra të nivelit të tretë të studimeve”,
Një program rajonal, “Your Job”, i Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Karitasit mbështet të rinjtë për aftësim profesional dhe punësim në Shqipëri, Kosovë, Bosnje, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë 5 viteve ky program ka mbështetur në Shqipëri më shumë se 800 të rinj për tu aftësuar, kryesisht në sektorin e shërbimeve dhe turizmit. Por, drejtuesi i programit, Julian Jana, thotë se, ndërsa pjesa më e madhe janë punësuar, jo pak prej tyre kanë zgjedhur emigrimin.
Ajo që vihet re tek operatorët turistik është fakti se kujtohen për fuqinë punëtore në momentet kur fillon sezoni turistik, ndërkohë që të rinjtë, në një pjesë të madhe, i janë drejtuar tregut të huaj.
“ Mendoj se bizneset e sektorit turistik, thotë drejtoresha e zyres rajonale të punësimit, duhet të jenë të përgatitura që në janar të vijnë pranë qendrave tona dhe të shikojnë se sa përqind të fuqisë punëtore mund t’i kualifikojnë që pastaj të jenë gati në sezon, të jenë gati për zhvillimin e bisnesit të tyre dhe, pse jo, t’i mbajnë për një periudhë të gjatë sepse ky është edhe qëllimi, që punësimi i tyre të jetë i qëndrueshëm”.
Sipas drejtoreshës Zmijani, kërkesa dhe oferta nuk janë në ekuilibër në sektorin turistik, ndaj kërkohet trajnimi i punonjësve, rritja e mëtejshme e pagave dhe punësim gjithëvjetor, pasi tërheqja e fuqisë punëtore nga jashtë në sektorin turistik, nuk është edhe aq efektive./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Mickoski paralajmëron një investim të ri: Centrale të gazit për zgjidhjen e problemit të ndotjes, mbi 1 miliard euro investime në energjetikë

Paraburgim për një person në Shkup, dyshohet për vjedhje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania