LAJMI I FUNDIT:

Florens Robin: Franca është e gatshme të ofrojë ndërmjetësim mes Sofjes dhe Shkupit

Florens Robin: Franca është e gatshme të ofrojë ndërmjetësim mes Sofjes dhe Shkupit

Ambasadorja franceze në bullgari, Florens Robin deklaroi se për vendin e saj çështja e zgjerimit të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është jashtëzakonisht me rëndësi dhe si kryesuese me BE-në në gjysmën e parë të vitit 2022 Franca do të ofrojë ndërmjetësim për përballje me kontestin mes Sofjes dhe Shkupit, Në këtë mënyrë, siç thotë në deklaratën për radio Darik, do të mund të zgjidhet kontesti mes dy vendeve dhe do të pohohet përcaktimi evropian i Parisit.

Siç lajmëroi korrespondenti i AIM-s nga Sofja, sipas ambasadores Robin, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe është çështje e sigurisë rajoni të kyçet më shumë në politikat e BE-së, zhvillimin ekonomik dhe këmbimin në përgjithësi. Ambicia e Francës është ta konfirmojë përkushtimin e vet evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, e posaçërisht ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Florens Robin deklaroi se ka konteste mes vendeve fqinje, dhe shfaqi bindje se me vullnet të mirë dhe përmes diskutimeve dhe promovimit të respektimit të të drejtave qytetare dhe respektimit të pakicave, ata do të mund t’u përgjigjen këtyre sfidave. Sipas saj, me të vërtetë është me rëndësi stabiliteti dhe kultivimi i marrëdhënieve të mira, ndërsa me “mirëkuptim dhe dëgjim, gjërat mund të rregullohen”.


Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori