Presidenti, Ilir Meta ka folur për diskutimet që janë bërë në Këshillin e Lartë Gjyqësor në lidhje me mbarimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kreut të KED-së, Ardian Dvoranit.
Por KLGJ në një rast të paprecedentë nuk arriti të marrë një vendim duke kërkuar edhe mendimin e ndërkombëtarëve të misioneve OPDAT dhe Euralius.
Në një intervistë për Ora News, Meta tha se KLGJ nuk i ka dhënë ende një përgjigje zyrtare se çfarë është bërë me kërkesën e tij edhe pse është e qartë se mandati i Dvoranit ka mbaruar prej kohësh dhe se tashmë duhet të largohet me emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj.
“Së pari unë nuk kam parë ndonjë vendim. Së dyti mendoj se kjo është nga çështjet më të thjeshta në botë dhe nuk duhet të ishte vënë në lëvizje nga presidenti me këtë shkresë. Kjo çështje dhe të ishte zgjidhur për 24 orë, pas emërimit të z. Sadushi në Gjykatën e Lartë. Për mua kjo është një çështje elementare. Edhe një student që ka marrë 5 në fakultetin e Drejtësisë e zgjidh. Unë skam marrë përgjigje akoma.
Pres përgjigje. Nuk i kam dërguar asnjë kërkesë ndërkombëtareve apo OJQ-ve ndërkombëtare. Ne e shkelim vetë Kushtetutën për radhën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetutës, jo për këtë rast. Unë i kam bërë një shpresë zyrtare KLGJ-së. Nuk duhet ta bëja unë, pasi kjo çështje duhet të zgjidhet 24 orë pas emërimit të z. Sadushi. Tani janë tashmë 3 gjyqtarë, ndërsa mandati i katërt i takonte z. Zaganjori. Unë pres përgjigje nga KLGJ. Jam i qetë!”, – u shpreh ndër të tjera Meta.
Mandati i Dvoranit ka sjellë përplasje në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të zhvilluar online. 4 anëtarë mbështetën kërkesën e Presidentit Meta, por 7 anëtarët e tjerë mbështetën kërkesën e Dvoranit, që t’i vihet në dispozicion e gjithë korrespondenca mes KLGJ dhe Presidentit për emërimin e 3 anëtarëve të rinj.
Dvorani pretendon se me emërimet e reja, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka plotësuar 3 nga 4 vakancat që u takojnë juristëve të spikatur. Në një letër drejtuar KLGJ ai thotë se vetëm kur të plotësohet edhe vakanca e katërt, ai mund ta lerë detyrën. Po ashtu, ai shprehet në letrën e tij, se KLGJ nuk ka kompetencë për ta shkarkuar.
Si i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë, deri në emërimin e 3 të tjerëve, Dvorani ka drejtuar për 2 vite me radhë edhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, një detyrë kjo që e ka përplasur edhe me Presidentin Meta, në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. /lapsi.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve