Dizajnuesi i logos së Federatës së futbollit të Kosovës, Sali Musliu, ka folur për KALLXO.com duke shpjeguar domethënien e logos, për të cilën u diskutua dhe po vazhdon të diskutohet në publik.
Ai thotë se ka lexuar shumë interpretime për logon e tij, mirëpo asnjëra nuk qëndron.
“Me ju thonë të drejtën, nëpër media e gazeta të ndryshme kam dëgjuar variacione e interpretacione nga më të ndryshme dhe shumë nga to s’kanë lidhje hiç me logon të cilën e kam punuar për Federatën e Futbollit të Kosovës”, ka thënë Musliu për KALLXO.com
Musliu thotë se qëllimi i tij ka qenë që “me pak të tregoj shumë”, e që në gjuhën e artistëve të kësaj fushe njihet si parim i lëvizjes “Bauhaus”.
“Për me formësue qëllimin… vendosa që t’i ndjek parimet e lëvizjes ”BAUHAUS ” – funksionalitet, racionalitet, përmbajte… pra, të gjitha këto është dashtë me i ndrydhë me një shprehje minimaliste, e që shqip i bie – ‘sa më pak aq ma shumë!’”, thotë tutje Musliu.
Tutje, ai thotë se kjo ka qenë finesa e parë e zhvillimit të idesë së krijimit të logos, që sipas tij s’ka të bëjë asgjë me patriotizëm e folklorizëm.
“Këto kanë qenë pra finesat e para se në ç’drejtim duhet me u zhvillue ideja, çka po du me thonë është se bash fillova me udhëtue n’drejtim t‘kundërt prej folklorizmit, patriotizmit, federativni e do qesi sene”, tha ai tutje.
Ai e vlerëson logon si të pastër, pedante e pa ngarkesa, ndërsa estetikisht thotë se posedon refleksion të bukur.
“Estetikisht posedon refleksion t’kojshëm dhe është kompakte për nga vizualiteti estetik”, tha tutje ai.
Duke folur për topin që shihet në logo, Musliu jep këtë sqarim.
“Topi është i punuar me dorë të lirë me qëllimin që të shfaqet dinamika ekspresive në logo”, tha tutje Musliu.
Ai thotë se logoja është unike për shkak se vizatimi i lirë është i ndërthurur me programet aplikative.
Ai ka komentuar edhe disa prej logove tjera që thotë se i ka parë në media. Musliu thotë se i vjen mirë që ka qenë pjesë e kësaj gare, ndërsa për dizajnet tjera shprehet kështu:
“Unë mendoj se duhet kompjuteri me mendu me kokën tonë dhe jo koka jonë me mendu si kompjuteri”.
Musliu e ka pranuar se ka lidhje familjare me drejtoreshën e marketingut në FFK, mirëpo thotë se me aq sa ka njohuri, ajo s’ka ndikuar sepse s’ka qenë në komision.
“Në bazë të njohurive të mija që kam zonjusha në fjalë nuk ka pasur ndikim sepse mesa di unë ajo nuk ka qenë pjesë e komisionit. Ndërsa sa i përket afërsisë familjare, po, zonjusha në fjalë është familjare me bashkëshorten”, tha për KALLXO.com Musliu.
Ai thotë se për anëtarët e komisionit përzgjedhës të logos ka kuptuar vetëm pas publikimit në media derisa thotë se kanë bërë një punë shumë të mirë.
“Mendoj se ka qenë një përzgjedhje shumë e mirë dhe me kredibilitet profesional për të bërë përzgjedhjen e logos së Federatës”, tha tutje Musliu.
Për fund, Musliu ka thënë se logoja e re është ma e bukur se ajo e Serbisë, ndërsa ka propozuar që ta çojnë nga një gotë dhe të shikojnë futboll.
“Po e shfrytëzoj kompetencën time prej artisti duke iu drejtuar të gjithë shqiptarëve dhe pakicave në Kosovë se, nga data 16.06.2018, kosovarët e kanë një logo shumë ma të bukur se të Serbisë… çojeni nga nji gotë dosta dhe kshyrni Futboll”, tha për fund dizajneri Musliu që jeton dhe vepron në Gjermani.
Sot gjatë ditës një grup shumë i vogël i qytetarëve kanë protestuar para zyrës së FFK-së për logon e përzgjedhur.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Juventusi rivalizon klubet angleze për transferimin e Ederson

Mourinho për akuzat për racizëm: Të gjithë i dinë cilësitë e mia të këqija, por kjo nuk është njëra prej tyre

Legjenda italiane i bindur: Osimhen nga sezoni i ardhshëm do të jetë lojtar i Juventusit

Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

KB “Grapeland Basketball” dhuron pako ushqimore për njerëzit në nevojë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi