LAJMI I FUNDIT:

Flamurtari i pafuqishëm përballë Dritës, “Intelektualët” mbeten lider të ligës

Flamurtari i pafuqishëm përballë Dritës, “Intelektualët” mbeten lider të ligës

Drita ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 25 të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilanasit triumfuan para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Flamurtarit me rezultat 3-1.

Bardhekaltërit në pjesën e parë e kontrolluan ndeshjen, ndërsa prishtinasit me kundër sulme u përpoqën të befasojnë mysafirët.


Bujar Shabani arriti qysh në minutën e dytë të kaloi në epërsi skuadrën vendase dhe u mendua që në vazhdim do ta kishin më lehtë.

Gjashtë minuta para përfundimit të pjesës së parë, golashënuesi Shabani godet në mënyrë atraktive topin, por pret portieri Besnik Shehu.

Në pjesën e dytë realizohen tre gola, dy arrijnë t’i shënojnë vendasit dhe një mysafirët.

Fillimisht, Shqipdon Ademi arriti të shënoi gol me kokë në të 54 minutë, me ç’rast barazoi shifrat në semafor.

Por, Dirta arriti të rikthej epërsinë duke shënuar dy gola. Njëzet minuta para përfundimit të takimit, Haxhi Neziraj realizoi gol me kokë.

Shtatë minuta para përfundimit të takimit, Xhevdet Shabani shënoi golin e tretë për vendasit.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu takimi përfundoi 3-1 për “Intelektualët”.

Pas kësaj, Drita mbetet në vendin e parë me 47 pikë ndërsa Flamurtari mbetet në vendin e 11 me 15 sosh.

Theksojmë se bardhekaltërit në xhiron e radhës do të takohet me Besën, ndërsa “Armata e Kuqe” do të ballafaqohet me Prishtinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Liga e Kampionëve
Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Ligat tjera
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Liga e Kampionëve
Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Premier League
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori