LAJMI I FUNDIT:

Flamuri i ri ukrainas shihet në ndërtesën e qytetit “të pushtuar” të Kherson

Flamuri i ri ukrainas shihet në ndërtesën e qytetit “të pushtuar” të Kherson

Në Kherson – i vetmi qytet i madh ukrainas i pushtuar nga forcat ruse – një flamur i ri i madh ukrainas është “mbështjellë” mbi ndërtesën e këshillit të qytetit lokal.

Kjo është bërë e ditur nga kryebashkiaku Igor Kolykhaev përmes një postimi në Facebook, përcjell Telegrafi.


Ai thotë: “Në natën kur u shkarkua bashkia e qytetit, u këput litari në të cilin mbahej flamuri ynë shtetëror, sot gjetëm rastin të varnim një të ri”.

Zyrtarët lokalë kanë thënë më parë se nuk kishte mbështetje për veprimet e Moskës në Ukrainë në mesin e popullsisë kryesisht rusishtfolëse të qytetit.

Banorët kanë organizuar protesta të rregullta paqësore në qytet, duke u bërë thirrje trupave ruse të “shkojnë në shtëpi”. /Telegrafi/