LAJMI I FUNDIT:

Flamuri i NATO-s vendosur në shtizë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Flamuri i NATO-s vendosur në shtizë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Me vizitën e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe të Këshillit Veriatlantik, para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht u vendos flamuri i Aleancës.

Para ndërtesës së Kuvendit, bashkë me flamurin shtetëror tani valëvitet edhe flamuri i NATO-s, ku pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet vendi anëtar i tridhjetë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, mbrëmë ishte mikpritës i gjithë udhëheqësisë së NATO-s, të paraprirë nga Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg.


Ai shprehu kënaqësi që është mikpritës i Këshillit Veriatlantik, që për shtetin tonë është një lloj mirënjohje dhe konfirmim se me të drejtë bëhemi anëtare e Aleancës së NATO-s.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, me këtë rast porositi se pret me padurim që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e tridhjetë e Aleancës dhe ta shohë flamurin e Maqedonisë së Veriut të valëvitet para selisë së NATO-s në Bruksel, si edhe para misioneve dhe operacioneve anembanë botës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori