LAJMI I FUNDIT:

Fjolla Morina e konfirmon: Më lini të qetë, jam shtatzënë

Fjolla Morina e konfirmon: Më lini të qetë, jam shtatzënë

Ajo është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit teksa mediat kanë shkruar se këngëtarja Fjolla Morina është shtatzënë në muajin e pestë të shtatzënisë me të dashurin e saj Flamur Azemi.

Por siç duket këngëtarja, nëna e një vajzë është shqetësuar nga lajmet e ndryshme që ajo ka lexuar në lidhje me të, transmeton Telegrafi.

“SQARIM PER PORTALET! Une kam vendosur te jem person publik dhe e kam marre parasysh qe nga ky moment mediat do shkruajne.Por kur vjen puna per jeten time private nuk lejoj askend te me cenoje.Po me shqetesoni shume ne kete moment qe duhet te jete me i bukuri ne jete.Kam vendosur ta mbaj per vete familjen time.Sepse nuk jane e as nuk duan te jene persona publik.Ju kisha lut portaleve boll u moret me jeten time private.Nese shqetesohem une nuk i ben mire as femijes brenda meje.Nese jeni njerez me zemer me lini te jem e qete nga kjo ane. Ju kisha lut BOLL MA”, (sic) ka shkruar Fjolla në llogarinë personale të rrjetit social, Instagram.


Vlen të theksohet se Fjolla tashmë ka një vajzë nga lidhja e parë. /Telegrafi/

PO ASHTU LEXONI: Ky është babai i fëmijës së Fjolla Morinës (Foto)