Shteti turk zë më pak se 1 për qind të ekonomisë botërore, por rënia dramatike e valutës vendore ka tronditur tregjet në mbarë botën. Investitorët, nga frika se tregjet e tjera në zhvillim mund të ndiqnin hapat e Turqisë, kanë tërhequr paratë e tyre nga vende të tilla si India dhe Argjentina.
Sipas të dhënave nga Bank for International Settlements dhe J.P. Morgan Asset Management, thuhet se bankat spanjolle janë më të ekspozuara ndaj sistemit financiar turk, por përbëjnë vetëm 4.5 për qind të aktiveve të përgjithshme dhe humbësit janë cilësuar tregjet dhe bankat në zhvillim.
Në këtë kontekst, tregjet në zhvillim, ku Turqia është pjesë e tyre, janë bërë viktima më e madhe në trazirat e fundit të tregut.
Investitorët po tërheqin para nga tregjet nga frika se vendet e tjera, veçanërisht ato me pozita të dobëta financiare, do të ndjekin hapat e Turqisë. Tërheqje të tilla kanë dëmtuar monedhat e tjera si rupi indian dhe peso argjentinase, të cilat prekën nivelet e tyre më të ulëta kundrejt dollarit amerikan përgjatë kësaj jave.
“Kriza e Turqisë ngre shqetësime në lidhje me tregjet në vendet me ekonomi të brishta, të cilat në të njëjtën mënyrë mbajnë deficite më të mëdha të llogarisë korrente si Brazili, Afrika e Jugut dhe Argjentina. Është e rëndësishme të kujtojmë se vendet në zhvillim në tërësi, kanë pozita shumë më të forta financiare sesa 20 vjet më parë”, shkruan në një raport Instituti i Investimeve Wells Fargo, përcjell Telegrafi.
Me gjithë ekspozimin e kufizuar ndaj sistemit financiar të Turqisë, aksionet e bankave në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Evropë dhe Japoni u goditën gjithashtu. Bankat evropiane si BBVA e Spanjës dhe UniCredit e Italisë, të cilat kanë filiale në Turqi, këtë javë panë që aksionet e tyre ranë me 3.3 për qind dhe 4.6 për qind.
Bankat turke janë të pambrojtura në situatën aktuale, sepse kompanitë kanë akumuluar një nivel të lartë të borxhit në monedhat e huaja, të cilat janë gjithnjë e më të vështira për t’u kthyer, duke pasur parasysh lirën e dobët. Huamarrja e përgjithshme e vendit në valutë të huaj është rritur në më shumë se 50 për qind të prodhimit të brendshëm bruto dhe shumica e atij borxhi mbahet nga kompanitë.
Ndërsa, investitorët kërkojnë një vend të sigurt për të depozituar paratë e tyre, asetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dalë si të preferuarit e tyre në anën e pasme të një ekonomie më të fortë amerikane dhe normave më të larta të interesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Trump njoftoi tarifat e BE-së dhe Kinës - kështu kanë reaguar bursat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar