LAJMI I FUNDIT:

Fiton mbi një milion funte dhe vazhdon të punojë në McDonalds

Fiton mbi një milion funte dhe vazhdon të punojë në McDonalds

Pasi, para pak më shumë se një viti ka fituar 1.3 milionë funte (1.67 milionë euro) në lotari, Luke Pittard nga Uellsi ka pushuar së punuari për një kohë, por shpejt i është kthyer punës së tij të vjetër dhe modeste në një restorant të McDonalds-it, njofton gazeta britanike "Mirror".

Edhe pse nuk është e zakontë që milionerët të punojnë në McDonalds, 25-vjeçarit nga Cardiffi, me emrin Luke, nuk i ka dhënë lumturi koha e tepërt e lirë. Ai e ka kuptuar se i mungon puna dhe ka kërkuar nga shefi i tij që ta kthente në vendin e tij të vjetër të punës.

Edhe pse zgjohet herët dhe fiton më pak se gjashtë funte në ditë, ky baba i tre fëmijëve thotë se është plotësisht i kënaqur. "Dorën në zemër, nuk i bën mirë njeriut të humb kohën kot gjatë tërë ditës. Jam i ri dhe punëtor, ndërsa puna si ka bërë dëm kujt".

Gruaja e tij 29-vjeçare, Emma Cox, mbështet vendimin e tij që të vazhdojë të punojë. "Unë e kuptoj tërësisht këtë gjë", thotë ajo. "Të dytë jemi kënaqur për sa kohë kemi punuar në McDonalds dhe në restorant kemi shumë miq të mirë".