LAJMI I FUNDIT:

Fitojnë Besa e Trepça ‘89

Fitojnë Besa e Trepça ‘89

Labinot Jetullahu ka shpëtuar Trepçën ’89 në përballje me Feronikelin duke shënuar gol në kohën shtesë të lojës të dielën në “Riza Lushta”, në kuadër të xhiros së 12-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Në një ndeshje ku nikoqirët kishin iniciative në terren, mitrovicasit përmes Labinot Jetullahut (90+1) fituan këtë ndeshje, derisa skuadra nga Drenasi u dorëzua në fund të kësaj sfidë. Trepça ’89, më këtë fitore mbetet në mesin e skuadrave që synojnë majat e tabelës.

Besa e fortë për Dritën

Besa e Pejës ka arkëtuar pikët e plota në duel me Dritën e Gjilanit. Pejanët gjatë gjithë lojës janë treguar ekip më i mirë se gjilanasit. Ndërkaq për fitoren e Besës u përkujdese Egzon Gashi me dygolëshin e tij në minutën e 14-të dhe 62-të. /Kosovapress/Telegrafi/


Raiffeisen Superliga / Xhiroja e 12-të

Rezultatet:

e diel

Besa-Drita 2-0
Trepça ’89-Feronikeli 1-0

e shtunë

Llamkos Kosova-Trepça 1-0
Drenica-Hajvalia 5-1
Fushë Kosova-Hysi 3-0

e premte

Ferizaj-Prishtina 1-0

Tabela

1.Llamkos Kosova 24
2.Ferizaj 22
3.Hysi 21
4.Drenica 20
5.Prishtina 17
6.Trepça ’89 17
7.Besa 16
8.Hajvalia 14
9.Trepça 13
10.Drita 13
11.Fushë Kosova 11
12.Feronikeli 10