LAJMI I FUNDIT:

Fishekzjarrët në ditën e martesës fusin dhëndrin në burg

Fishekzjarrët në ditën e martesës fusin dhëndrin në burg

Dhëndri Kedir Mohamed ka dashur që dita e martesës së tij të kalojë me sa më shumë qejf që ka qenë e mundur dhe për këtë ka vendosur të lëshojë fishekzjarrë pas ceremonisë.

Megjithatë, kjo u kthye në një satirë pikëlluese kur ai është arrestuar për prishje të qetësisë në qytetin Bechena të Etiopisë veriore të dielën, njofton gazeta e përjavshme Reportet.

Gostia është anuluar dhe i porsamartuari ka kaluar natën e tij të parë të martesës nën arrest të policisë, njofton Reporter.